Nga fustani i bardhë tek ceremonia, zbulohen detaje nga dasma e Arminës dhe Shkëlzenit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas shumë vitesh bashkë, ditën e nesërme Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha do t’i thonë “Po” njëri-tjetrit.

Çifti do ta kurorëzojë dashurinë e tyre në martesë në një ceremoni moderne dhe të kuruar në detaj. Teksa edhe pak na ndan nga ky moment është zbuluar edhe vendndodhja, ku do të mbahet dasma e djalit të Sali Berishës dhe Armina Mevlanit.

Dyshja kanë zgjedhur që dasmën ta bëjnë në natyrë. Dasma e Shkëlzen Berishës dhe Armina Mevlanit do të mbahet në Shijak.

Pak orë më parë, blogerja zbuloi një detaj nga velloja që do të veshë për ditën e saj të madhe. Armina publikoi në Instagram një foto të vellos së fustanit të nusërisë, në të cilin shihet i qëndisur mbishkrimi “Love is the answer (dashuria është përgjigja)”.

Më herët, Armina ka zbuluar se ajo dhe Shkëlzeni e duan vjeshtën dhe kjo është arsyeja që vendosën që dasmën ta bëjnë në shtator.

Jo vetëm kaq por ajo ka rrëfyer se vjehrri i saj, Sali Berisha ka shprehur mbështetje për datën e dasmës.

Prezantuesja tregoi edhe se në dasmë do të ketë më pak se 300 të ftuar si dhe menuja e ushqimit do të jetë tradicionale.

Të fundit

Ankorohet në Portin e Durrësit superjahti i miliarderit të njohur

Porti i Durrësit ka qenë stacioni i radhës i një superjahti luksoz. Në kalaten nr. 5 të portit të...

Digjet për të tretën ditë nga zjarret ishulli grek

Për të tretën ditë radhazi, zjarrfikësit po përpiqen të mbajnë nën kontroll zjarrin e madh pyjor që shpërtheu në ishullin grek të Kosit, në...

Aksion kundër drogës në Shkodër, asgjësohen mbi 3600 fidanë dhe bimë narkotike kanabis

Në qarkun e Shkodrës vijon operacioni policor kundër kultivimit të lëndëve narkotike. Policia e Shkodrës thotë se ka asgjësuar 3679 fidanë dhe bimë të dyshuara...

Zëdhënësi i ushtrisë iraniane i drejtohet Trumpit në anglisht: Kumarxhi…

Kanali televiziv “Iran International” publikoi një video nga zëdhënësi i ushtrisë iraniane, Ebrahim Zolfaghari, i cili, në një moment, i drejtohet Donald Trumpit si...

Kenneth Arnold dhe fillimi i epokës moderne të UFO-ve

24 qershor 1947 Më 24 qershor 1947, Kenneth Arnold, një pilot dhe biznesmen amerikan nga Idaho, bëri atë që sot konsiderohet si vëzhgimi i parë...

Lajme të tjera

Web TV