Po nëse Putin përdor armët bërthamore? Ja 3 vendet evropiane që rrezikohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

BE-ja duhet t’i marrë seriozisht kërcënimet e Vladimir Putinit se ai mund të përdorë armë bërthamore në konfliktin në Ukrainë.

Dhe ka një arsye të rëndësishme pse…

Gjeneralmajor Vadym Skibitsky, një përfaqësues i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës së Mbrojtjes së Ukrainës, deklaroi këtë të shtunë se një sulm i mundshëm bërthamor rus në territorin e Ukrainës do të vendoste në rrezik të gjitha vendet e Detit të Zi.

Në një koment për kanalin televiziv ITV News, ai deklaroi se Vladimir Putin po shqyrton seriozisht mundësinë e një luftë bërthamore.

“Ndoshta Rusia do të përdorte armë bërthamore kundër Ukrainës. Ata do të përpiqen të ndalojnë aktivitetet tona sulmuese dhe të shkatërrojnë shtetin tonë”, tha Skibitsky.

Ai theksoi se ky është një rrezik edhe për vendet e tjera: “Shpërthimi i armëve bërthamore taktike do të prekë jo vetëm Ukrainën, por edhe rajonin e Detit të Zi. Ne kujtojmë historinë e Çernobilit. Ndoshta do të kemi një tjetër katastrofë në territorin tonë, në Evropën Lindore”, tha Skibitsky.

Skibitsky shtoi se pasojat e përdorimit të armëve bërthamore mund të prekin veçanërisht Poloninë, Turqinë dhe Bullgarinë.

 

Të fundit

Laert Vasili tregon aksidentin e rëndë: M’u zhvendos një rruazë e..

Aktori i njohur dhe ish-banori i Big Brother Albania VIP 4, Laert Vasili, ka rrëfyer për “Hipokrati” një moment...

Konventa e Montreux: Turqia rimerr kontrollin mbi ngushticat strategjike

20 Korrik 1936 Në këtë ditë të vitit 1936, në qytetin e Montreux-it të Zvicrës, u nënshkrua Konventa e Montreux për Regjimin e Ngushticave, një...

Zbulohen fjalët e fundit të pilotit të Air India,tragjedisë që i mori jetën 260 personave

Disa javë pas rrëzimit tragjik të avionit të Air India në Ahmedabad, ku humbën jetën 260 persona, po dalin në dritë detaje të reja...

Horoskopi ditor, 25 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Sot do të keni mundësinë t’i jepni vëmendje imagjinatës suaj. Një shëtitje me miqtë ose partnerin do të jetë preteksti i përsosur për...

Beteja e Ankarasë: Përplasja e Perandorive dhe fati i ardhshëm i osmanëve

20 Korrik 1402 Më 20 korrik të vitit 1402, në fushën e Çubukut pranë Ankarasë, koha ndali frymëmarrjen. Aty, në tokën e thatë të Anadollit,...

Lajme të tjera

Web TV