Putin “arratiset” në shtëpinë e tij sekrete në fshat, “ia mbath” nga kaosi i protestave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa dhjetëra qytete ruse organizojnë protesta të përditshme kundër rekrutimit të parë të vendit pas Luftës së Dytë Botërore,  një gazetar rus ka zbuluar, duke cituar një burim të besueshëm, se Vladimir Putin shkoi me pushime në shtëpinë e tij sekrete menjëherë pas njoftimit “Bombë” të mërkurën e kaluar.

“Pavarësisht mohimeve nga Kremlini, Putini duket se mungon, duke pushuar në shtëpinë e tij sekrete në veri të Rusisë”, shkruan Daily Mail.

Shtëpia përshkruhet si një “pallat pranë liqenit Valdai”  me një “kompleks spa trekatëshe”, një stallë, një fushë golfi, një restorant VIP me një kinema, një rrugicë boëling, një dhomë bilardoje dhe madje edhe një mini-kazino.

Më shumë se 2,000 njerëz janë arrestuar në mitingjet protestuese në Rusi që kur Putin shpalli “rekrutim të pjesshëm”, tha OVD-Info, e cila monitoron protestat dhe ofron ndihmë ligjore për të arrestuarit.

Një numër të rinjsh janë përpjekur të largohen nga vendi, nga frika se mund të dërgohen në front, ndërkohë që vetë operacioni i rekrutimit duket se po vazhdon me shumë “dështime” që e kanë bërë Moskën qesharake.

Ndërkohë, presidenti rus thuhet se është i shkëputur nga gjithë ky kaos i “rekrutimit të pjesshëm” .

“Burimi i besueshëm” i Farida Rustamova i tha gazetarit se, që nga e mërkura e kaluar, Putin po pushon në rezidencën e tij katërkatëshe, ekzistenca e së cilës u zbulua për herë të parë vitin e kaluar nga ekipi hetimor kundër korrupsionit të Alexei Navalny.

Rustamova pohoi gjithashtu se videot e para-regjistruara që tregonin Putinin duke u takuar me zyrtarët u publikuan për ta bërë të duket sikur ai po punonte, kur në fakt ai po pushonte në pallatin e tij

Të fundit

Erdogan telefonon Putinin! Çfarë i tha presidenti turk?

Turqia mbështet përpjekjet për të vendosur një paqe të përhershme në Ukrainë, me pjesëmarrjen e të gjitha palëve. Kështu i...

Industria e prodhimit të armëve, PD kërkon hetime! “Kemi dyshime…”

Partia Demokratike denoncon me forcë një aferë të re dhe tepër të rëndë korruptive, e cila cenon drejtpërdrejt sigurinë kombëtare të vendit. Në maj...

Momente të frikshme në aeroport, një person i vë flakën sportelit të biletave

Një ngjarje e frikshme ndodhi mëngjesin e së mërkurës në Terminalin 1 të Aeroportit të Malpensës, pas një zjarri të shkaktuar nga hedhja e...

Zini vendet tuaja, masakra është gati të fillojë: Debutimi i Tarantinos në West End?

Regjisori ka njoftuar se po i kthehet teatrit dhe së shpejti do të ngrejë një shfaqje në Londër. Grupet e publikut të shfaqjeve të...

Fshatrat e shkrumbuar të Gramshit/ Skënderbegas, banorët: Pamë ferrin me sy

Kjo është gjithçka që mbeti pas zjarrit që përfshiu 7 fshatra të bashkisë së Gramshit. Flakët që morën gjithçka që u dilte para shkrumbuan mijëra...

Lajme të tjera

Web TV