Ricardo Kaka ‘thumbon’ drejtuesit: Dita ime më e bukur tek Reali ishte dita kur u largova

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I transferuar në vitin 2009 së bashku me Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo, Ricardo Kaka ishte pjesë e një prej merkatove më të bujshme të Real Madrid. Braziliani ishte në kulmin e karrierës dhe presidenti Florentino Perez nuk i rezistoi tundimit për ta transferuar nga Milani për shumën e 67 milionë eurove. Megjithatë, ndryshe nga Ronaldo apo Benzema që ende është pjesë e Real, braziliani nuk ia doli kurrë të shndërrohej në një lojtar të rëndësishëm për spanjollët, i penalizuar edhe nga problemet fizike që detyruan trajnerin Jose Mourinho ta “paketonte” në stol.

Katër vite të vështira për Kaka që më pas u rikthye te Milan, ndërsa tashmë që i ka dhënë fund me futbolliin, 40-vjeçari në një intervistë për Marca, nuk e ka problem ta pranojë se dita kur u largua nga Reali ishte më e lumtura në të gjithë aventurën madrilene. Nga ana tjetër, pavarësisht diferencave, ish-fantazisti thekson se ai asnjëherë nuk do të flasë keq për presidentin Perez dhe trajnerin Mourinho.

“Ndoshta mund të duket e çuditshme por dita më e lumtur te Real Madrid, ishte dita kur u largova prej andej. Bisedova me presidentin Perez dhe ai më tha se unë isha një profesionist që punonte në të mirë të skuadrës, por dëmtimet më kishin penalizuar dhe isha duke u aktivizuar pak nga trajneri. Unë isha i lumtur sepse ndjeja që kisha sërish një mundësi për t’u rikthyer në nivel të lartë, por dua të theksoj se asnjëherë nuk do të më dëgjoni duke folur keq për Perez apo Mourinhon”, shprehet Kaka.

Në fund, braziliani heq presionin e nga “shpatullat” e Neymar për Kupën e Botës në Katar, duke shtuar se kombëtarja “Selecao” tashmë ka edhe yje të tjerë si Vinicius Junior apo Antony.

Lexo edhe :  Shorti Shqipëri-Serbi, flet Orges Shehi: “Nuk ka më dhunë, 10 vite më parë..”

“Patjetër që Neymar do të jetë lideri i Brazilit në Botëror, por është e rëndësishme edhe fakti që përkrah tij është një si Vinicius Junior. Në vitin 2018, Neymar ishte i vetëm, por tashmë është Vinicius, Raphinha apo Antony.

Të fundit

“Nuk ka shqiptarë të lënduar”, Hasani për sulmin në Gjermani: Thellësisht të tronditur!

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani shprehet thellësisht i tronditur lidhur me ngjarjen e rëndë në...

Ish-forcat e sigurisë së Asadit i dorëzojnë armët qeverisë së re siriane

Ish-forcat e sigurisë të regjimit sirian i kanë dorëzuar armët e tyre qeverisë kalimtare të lidhur me rebelët në qytetin jugor të Sirisë, Latakia,...

Sulmi në tregun e Krishtlindjeve/Rama: I tmerruar! Shqipëria në solidaritet me Gjermaninë

Pas sulmit të ndodhur në Gjermani, ku një makinë hyri në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg duke marrë përpara turmën, ka reaguar edhe Tirana...

Ligji për pensionet: Pensionistëve do iu njihet pensioni mbi bazën e librezës së punës

Qeveria shqiptare ka miratuar projektligjin që synon njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, ish-ndërmarrjet shtetërore, ish-ndërmarrjet bujqësore dhe ish-kooperativat bujqësore për llogaritjen...

FJALA E ATJONIT E RE SIÇ ISHTE I RI

Pasionant i fjalës, Atjon V. Zhiti, e kërkonte dhe e donte atë. Gazeta jonë ka botuar më parë shkrime nga vëzhgimet e tij rinore,...

Lajme të tjera

Web TV