Zgjedhjet lokale/ Balla: Përfunduam procesin e riorganizimit të partisë në Fier

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore të majit të vitit të ardhshëm. Lajmin e bëri të ditur drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla në një deklaratë për mediat.

Balla u shpreh po ashtu për gazetarët se, pas përfundimit të një mbledhjeje të Këshillit Koordinues të Qarkut, ka përfunduar procesi i riorganizimit të partisë dhe janë zgjedhur drejtuesit e rinj në të gjitha nivelet.

Balla është shprehur se ky takim ka pasur për qëllim jo vetëm masat organizative brenda strukturave të PS-së por edhe për të planifikuar takimet e drejtpërdrejta me qytetarët për të bërë të mundur konfirmimin në gjashtë bashki të qarkut.

Sipas asaj që tha drejtuesi politik i PS-së për Fierin, në 3 bashki janë zgjedhur bashkëkryetarë dhe në tre të tjera janë vendosur vetëm kryetarët.

“Kemi përfunduar një mbledhje të këshillit kombinues të qarkut të PS, ku në secilën prej bashkive kemi përfunduar procesin e riorganizimit të partisë. Me zgjedhjen e drejtuesve në të gjitha nivelet. Nga ato në nivel të qendrave të votimit, në Këshillin Koordinativ të qarkut kemi mirëpritur drejtuesit e rinj të bashkive në të gjashta bashkitë.

Në 3 prej gjashtë bashkive kemi bashkëkryetarë, në 3 kemi zgjedhur një kryetar, por në një moment të dytë do të kemi edhe aty bashkëkryetarë, si një objektiv që ia kemi vendosur vetes. Fillimi i përgatitjeve tona për zgjedhjet vendore të majit 2023. Objektivi i PS është gjashtë nga gjashtë. Kemi planifikuar një sërë masash organizative.”

Të fundit

Një deputet i PD përfundon në pranga? Myslim Murrizi flet me kode

Myslym Murrizi shprehet i sigurt që në shtator do të jetë në parlament. Në një postim në Facebook, ai...

Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona

Kryeministri Edi Rama ka postuar ditën e sotme në rrjetet sociale një fotografi të titulluar “Vajza me Flamur”, realizuar nga fotografja Soela Zani. Zani...

Miliarda nga Europa dhe SHBA, cili është plani i Ukrainës për rimëkëmbjen

Paratë që Perëndimi jep për të mbështetur ekonominë dhe fushatën ushtarake të Ukrainës marrin shumë vëmendje. Deri më tani, Perëndimi i ka dërguar një total...

Gramsh, prindërit paralajmërojnë protestë: Fëmijëve nuk iu ndalej temperatura

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me helmimin e disa fëmijëve në Gramsh. Prindërit shprehen se fëmijët e tyre kanë pasur temperaturë dhe...

“Janë njerëz pa fe. Edhe ateizmi është fe”. Preç Zogaj i kujton Berishës nenin “Basha”

Mban numrin 45 në statutin e Rithemelimit të PD-së, miratuar mes brohoritjeve në stadiumin e ‘Air Albania’ në 11 dhjetor të vitit 2021. Flet...

Lajme të tjera

Web TV