E djathta fituese/ Deputeti demokrat: Jozefina Topalli mund të ishte Meloni e Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu krahason Jozefina Topallin me kryeministren e ardhshme të Italisë, Giorgia Meloni.

Në një deklaratë për emisionin  “Good Morning Albanians” Shehu tha se Topalli mund të ishte Meloni i Shqipërisë.

“Duhet të jem shumë i sinqertë, padyshim që Partia Demokratike kaloi një moment të vështirë, ka rikuperuar shumë, përsëri ka vështirësitë e saj, veçanërisht në nivelin e disa deputetëve. Ne bëmë një trajektore me figura dhe mosha më të reja, por dështuam. Jozefina Topalli mund të ishte, nuk qëlloi të ishte, por aktiviteti politik është i gjatë, nuk është se mbaron me kaq, as për Jozefinën, as për njeri tjetër. Rëndësi ka në disa momente jo vetëm mosha, por edhe energjitë e idetë”, tha ai, duke theksuar se në politikë, mosha nuk ka rëndësi.

Giorgia Meloni është drejt rrugës për të qenë e para kryeministre femër e Italisë. Fitorja e saj është përshëndetur nga demokratët e Shqipërisë dhe është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale.

Të fundit

Shkarkimet masive nëpër bashki, Arbjan Mazniku: Ja pse e mori këtë vendim Rama

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka theksuar rëndësinë e pushtetit vendor në të gjitha çështjet e...

“Victory”, kur dy gishta nisën të flisnin në emër të një bote të lirë

19 korrik 1941 Nga Leonard Veizi Bota përpëlitej mes shkatërrimit dhe shpresës. Ishin ditë lufte, dhe çdo mëngjes vinte si një kërcënim i ri mbi qytetet...

Situata me zjarret/ Në 24 orë u raportuan 20 vatra, katër ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 4 janë ende aktive. Vatrat e zjarrit janë...

Ngjela: BE ka bërë lëshime në doktrinën e tyre për Shqipërinë, Turqinë e lanë jashtë

Spartak Ngjela thotë se nëse lufta anti-korrupsion bëhet e suksesshme, ligjore, dhe e drejtë, e kemi të garantuar hyrjen në BE. Sipas Ngjelës qeveria...

“Edi Rama shihet si shpresë në Maqedoni”/ Vizita e tij në Shkup bëri jehonë

Ish-ministri i Jashtëm në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani ka vlerësuar figurën e kryeministrit Rama në emisionin në Çdo Kënd me Merita Haklajn. Osmani deklaroi...

Lajme të tjera

Web TV