Balotelli zhgënjen edhe në Zvicër, sulmuesi përgatit rikthimin në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mario Balotelli ndryshoi skuadër në verë teksa kaloi nga Adana Demirspor tek Sion në Zvicër. Sherri me trajnerin Vincenzo Montella rezultoi vendimtar për fatet e sulmuesit në Superligën turkse. Kështu, 32-vjeçari zgjodhi si destinacion Sionin, aty ku SuperMario po zhgënjen pritshmëritë e trajnerit Paolo Tramezzani dhe ndihmësit të tij, ish-lojtarit të kombëtares shqiptare, Burime Kukeli.

Deri më tani, Balotelli është aktivizuar në vetëm dy ndeshje për zvicerianët me një total prej 54 minutash. Ndaj, aventura me Sion mund të mbyllet shumë më shpejt se sa ishte menduar për Balotellin i cili ka gati edhe alternativën për merkaton e janarit.

Bëhet fjalë për Cagliarin e trajnerit Fabio Liverani që kërkon të rikthejë skuadrën në elitë dhe një lojtar me eksperiencë si Balotelli do të ishte i mirëseardhur. Për italianin nuk do të ishte hera e parë që aktivizohej në Serie B teksa më parë ka luajtur për Brescian dhe Monzan, e megjithatë duhet pritur nëse te Sion do të japin edhe një shans apo e kane vendosur ta largojnë përfundimisht 32-vjeçarin.

Të fundit

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini shafran të Indisë çdo ditë!

Shafrani i Indisë është një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të marrë të gjitha përfitimet e mahnitshme...

Ja cilat janë universitetet më të mira në Europë

36 nga 100 universitetet më të mira globale janë në Europë, një rritje disi e konsiderueshme në krahasim me 28 universitetet që kishte Europa...

Po afron 14 shkurti dhe ti je single? Ja 5 arsye për të festuar

14 shkurtin zakonisht çiftet e kalojnë bashkë, por kjo datë është gjithashtu dita më e mirë që ju të dashuroheni me veten. Është koha...

FOTO/ Familjarët e Loredanës ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre

Nuk ndalen familjarët e Loredanës/ Pas largimit të Jozit nga shtëpia, ata e ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre Ata kanë publikuar një imazh të saj...

Donald Trump planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën

Presidenti Donald Trump po planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën, duke shënuar herën e parë që një president...

Lajme të tjera

Web TV