Kampionatet rikthehen këtë fundjavë dhe shumica prej ekipeve do të kenë mungesa të rëndësishme. Ndeshjet e Nations League sollën lëndime të shumta të lojtarëve, duke bërë me “dhimbje koke” trajnerët në ekipet përkatëse, të cilët tani duhet të mendojnë diçka ndryshe për kalendarin e ngjeshur që po vjen.
Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive:
Në Spanjë, dita hapet me katalanasen Sport e cila shkruan: “Enigmë në mbrojtje”. Bellerin do të jetë jashtë për tre javë dhe do t’i bashkohet Araujo dhe Koundé.
“Katari është në rregull” shkruan gazeta franceze L’Equipe. Brazili është në super formë dhe vazhdon serinë pozitive të fitoreve, duke shkuar në Katar si favorit.
“Mbreti Karim” është titulli i prestigjiozes Marca. Francezi mori çmimin ‘Pichichi’(golashënuesi më i mirë) për sezonin 2021-2022. Modric rikthehet i dëmtuar nga pushimi i FIFA-s.
Mundo Deportivo fokusohet tek talentet e mesfushës: Gavi, Pedri dhe Nico, revolucioni. Mesfusha e Spanjës është në duar të sigurta për të ardhmen.
“Operacioni Manchester City” ka shkruar gazeta madrilene AS. Madridi do të përpiqet të nënshkruajë me Joao Cancelo verën e ardhshme. Në vitin 2024 ai do të shkojë për Haaland, klauzola e përfundimit të të cilit atë vit do të jetë 180 milionë.
La Gazzetta dello Sport hapet me kërkesën: “Skriniar, ja paratë”. Zhang drejt drejtuesve: Duhet të qëndrojë te Interi. Presidenti me mbi 100 milionë financime jep ok për të zgjatur kontratën me mbrojtësin dhe kështu refuzojnë PSG-në.
“Ne nuk jemi mafia”, ky është titulli që shfaqet në faqen e parë të Corriere dello Sport e cila merr fjalët e Trentalange në përgjigje të Maurizio Sarri. Trajneri kishte bërë deklarata shumë të ashpra në fundin e ndeshjes Lazio-Napoli.
Tuttosport hapet me një çelës bardh e zi: “Ata ende duan të kenë të drejtë!” FIGC dhe gjyqtarët këmbëngulin në mungesën e imazheve për të justifikuar anulimin e padrejtë të golit të Milik në Juve-Salernitana, por në këtë mënyrë rëndojnë gabimin.