Kriza energjetike/ Banka e Shqipërisë: Problem për financat e qytetarëve dhe bizneseve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kriza energjetikë dhe inflacioni vazhdojnë të përbëjnë rrezik serioz për ecurinë e ekonomisë në Shqipëri. Klodian Shehu, drejtor i departamentit të Stabilitetit Financiar në Bankën e Shqipërisë thotë se nëse kjo krizë do të vazhdojë sfida të rëndësishme siç janë çmimet e larta të energjisë do të jenë një problem për gjendjen financiare të qytetarëve dhe bizneseve.

“Periudha në të cilën jemi aktualisht përmban disa sfida të rëndësishme që lidhen me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare dhe kryesisht me rritjen e kostos së prodhimit për shkak të çmimeve të larta të energjisë. Nëse kjo do të vazhdojë mund të jetë problem për gjendjen e financiare të bizneseve, familjeve dhe mund të sjellë rritje të kredive me probleme në sektorin bankar”, tha Shehu.

Në raportin e 6-mujorit të parë të vitit 2022, Banka Qendrore thotë se qeveria duhet të marrë masa për zbutjen e goditjes ndaj shtresave më në nevojë të shoqërisë.

“Në këtë skenar, në afat të shkurtër marrin rëndësi masat për zbutjen e goditjes ndaj shtresave më nevojtare të shoqërisë dhe shërbimeve kritike, për krijimin e burimeve ose rezervave financiare për blerjen e energjisë së nevojshme përgjatë periudhës së ardhshme vjeshtë-dimër, për përdorimin e energjisë ekzistuese në mënyrë efiçente dhe për gjetjen e burimeve të përkohshme shtesë të energjisë”, shkruan raporti.

Nga 1 tetori Enti Rregullator i Energjisë miratoi fashat e reja të energjisë. Abonentët familjare që konsumojnë mbi 800 KWH energji në muaj do ta paguajnë më shtrenjtë atë.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV