‘Reforma në Drejtësi po jep rezultat’, Kim-magjistratëve të rinj: Mos u dorëzoni kurrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 25 vjetorin e ceremonisë së Shkollës së Magjistraturës, ambasadorja amerikane Yuri Kim tha se reforma në drejtësi po jep rezultatet e para. Kim tha se Shkolla e Magjistraturës do të trajnojë gjeneratën e re, ndërsa u bëri thirrje magjistratëve të rinj që të mos dorëzohen. Ajo theksoi se reforma në drejtësi duhet të këtë sukses për të mirën e shqiptarëve.

“Paqja e vërtetë është prania e drejtësia. Sot shënojmë një gur kilometrik të revolucionit demokratik në Shqipëri. Për këto 24 vite SHBA ka qëndruar pranë shqiptarëve dhe punës së shkollës së magjistraturës. Reforma në drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë apo e përsosur por po jep rezultate. Secili prej jush duhet të japë rezultate. Kjo shkollë do të trajnojë edhe gjenerata të tjera dhe do të jetë e nevojshme të miratohen ndryshime e të modernizohet. Sfidat me të cilat po përballemi tani janë të ndryshme nga ç’ka jemi përballur në të kaluarën. Të gjithë ne duhet të përmirësohemi e të ndryshojmë duke u modernizuar e përshtatur. Edhe shkolla e magjistraturës do ta bëjë këtë. Reforma në drejtësi qoftë këtu apo në institucione të tjera duhet të ketë sukses për të mirën dhe të ardhmen e shqiptarëve. Po mendoja se çfarë bëjmë ne çdo mëngjes, shpresoj të shiheni çdo mëngjes në pasqyrë para se të shkoni në punë dhe ti thoni vetes unë do të jem pjesë e arsyes përse Shqipëria do të bëhet më e mirë. Ju përgëzoj, kurrë mos u dorëzoni”, tha Kim.

Të fundit

Skolioza, pse po shtohen rastet? Specialistët rendisin shkaqet

Lakimi i shtyllës kurrizore, i njohur si  gjithnjë e më shumë po prek fëmijë e të rritur. Mungesa e aktivitetit...

Detaje nga zjarri në Spitalin Psikiatrik/ Pacientja i vuri flakën dyshekut në katin -1

Një incident ka ndodhur një natë më parë në shërbimin e Psikiatrisë. Shkak është bërë një paciente e cila ka qenë e shtruar më herët...

Dy agrarë në listat e Berishës/ Duka kërkon dy mandate në listën e sigurt të PD

Ndryshe nga disa javë më parë, Agron Duka po rimendon rikthimin për të kandiduar për deputet në listat e Partisë Demokratike. Kryetari i Partisë Agrare...

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë 150 robër lufte

Ukraina kreu një shkëmbim të burgosurish me Rusinë të mërkurën, ku 150 luftëtarë të saj u kthyen në shtëpi, tha Presidenti Volodymyr Zelensky në...

Kriza në RTSH/ Dy anëtarë të Këshillit Drejtues japin dorëheqjen

Pas paligjshmërisë së evidentuar pak ditë më parë kur me një vendim të paligjshëm u përjashtuan nga gara tetë nga dhjetë kandidatë për drejtor...

Lajme të tjera

Web TV