Takimi Berisha-Meta, PD: Ramë plotësisht dakord për bashkëpunim në zgjedhjet vendore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka zbardhur takimin mes kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe kryedemokratit Sali Berisha të mbajtur më herët gjatë kësaj dite në selinë blu. Sipas asaj që bën të ditur zyra e shtypit të PD-së në takim ishin të pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka dhe deputeti Petrit Vasili.

Në takim njoftohet se u diskutua dhe u ra “plotësisht dakord për bashkëpunimin, bashkërendimin dhe Aleancën e Partisë Demokratike me Partinë e Lirisë në zgjedhjet vendore, iniciativat parlamentare” dhe në protestat kundër qeverisë.

Nga ana tjetër, i pyetur nga gazetarët rreth takimit me Berishën kreu i PL-së u shpreh se me kryedemokratin ranë dakord për të bashkëpunuar në zgjedhjet vendore të vitit që vjen dhe për protestat që do të pasojnë.

Po ashtu, Meta bëri të ditur se PL nuk do të vërë kushte për asnjë bashki apo kandidat.

Të fundit

Popullsia e BE-së rritje rekord, migrimi drej Europës çon në 450 milionë banorë në 2024

Migrimi drejt Bashkimit Evropian ka çuar popullsinë e tij në një nivel rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin...

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike! Kritika të forta për menaxhimin e krizës

Presidenti i SHBA, Donald Trump, mbërriti pasditen e sotme në Teksas, shteti që është zhytur në zi pas përmbytjeve të 4 korrikut, ku humbën...

Aksioni në Theth/ Një person me 400-500 mijë euro ndërton në tokë të vet dhe s’merr leje

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, njëkohësisht Drejtori i Shërbimit Social në Tiranë, Alfred Muharremi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, për të...

“Zaptim vend e pa vend”/ Braçe ‘shpërthen’ ndaj Bashkisë së Tiranës

Aksioni për lirimin e hapësirave publike duhet të ishte bërë me kohë dhe Këshilli Bashkiak duhet të merrte vendime në interes të qytetarëve, jo...

Bitcoin thyen rekordin historik! Fuqia e kriptove ‘trondit’tregun, ja vlera që kapi

Bitcoin vazhdoi rritjen e tij herët të premten, duke arritur një rekord prej 118 mijë dollarësh. Kriptomonedha është rritur për dy ditë, duke tejkaluar nivelet...

Lajme të tjera

Web TV