Historike/ Interi mposht Barcelonën edhe me ndihmën e VAR

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inter ka arritur të fitojë minimalisht ndaj Barcelonës me rezultatin 1-0, duke marrë kështu tre pikë me shumë vlerë në grupin e “ferrit”.

Spanjollët kanë qarkulluar bindshëm topin 45 minutat e para të lojës, ku kanë tentuar me Dembele dhe Leëandoëskin të gjejnë golin, por pa rrezik për Onanën.

Inter nga ana e tjetër ka tentuar disa kundërsulme të rrezikshme, duke e vënë në vështirësi Ter Stegen. Në fillimin e lojës, Calhanoglu tentoi një goditje potente nga jashtë zone, por portieri gjerman arriti ta priste me vështirësi. Më vonë, një penallti ishte gati të jepej për zikaltërit, por Correa ndodhej më parë në pozicion jashtë loje.

Disa çaste më vonë, një kundërsulm i shpejtë nga Inter, Correa avancon i vetëm duke shmangur Ter Stegen dhe duke shënuar, por gjyqtari anësor ngre flamurin për pozicion të parregullt.

Por, Inter ka arritur të kalojë në avantazh në minutën e 46-të të lojës.

Pas disa përpjekjesh brenda zonës, topi vjen drejt mesfushorit turk i cili godet fuqishëm nga jashtë zone dhe Ter Stegen nuk gjendet aty për ta pritur.

Pjesa e dytë nisi pothuajse me të njëjtin ritëm, por pa arritur të shënohet. Pedri shënoi, por goli u anullua nga VAR për prekje me dorë nga Ansu Fati.

Loja filloi të nxehej, ku gjyqtari kryesor nuk i kurseu aspak kartonat e verdhë për të dyja ekipet.

Zikaltërit luajtën një lojë shumë të zgjuar dhe me strategji, ku arritën të mbyllnin çdo hapësirë të mundshme.

Por në fundin e lojës, VAR ka shpëtuar zikaltërit pasi Dumfries kapi topin me dorë, por VAR nuk e dha.Inter me këtë fitore, pozicionohet në vendin e dytë me 6 pikë, ndërsa Barcelona në të tretin me tre pikë.

Të fundit

Tatimet “furnizojnë” arkën e shtetit me miliarda euro, ja sa shkojnë shifrat

Të ardhurat në buxhetin e shtetit rezultojnë të jenë rritur me 7% në pjesën e parë të vitit. Sipas bilancit,...

Paketa e 18-të e sanksioneve të BE-së i vë ‘lakun në fyt’ Kremlinit

 Monada Mehmetaj, Strasburg Në kulmin e vitit të tretë të agresionit rus ndaj Ukrainës, Bashkimi Evropian shpalli më 17 korrik 2025 paketën e 18-të të...

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktori i njohur

Aktori i njohur turk Emre Törün ka ndërruar jetë më 16 korrik, pas një lufte të gjatë me sëmundjen e kancerit. Artisti 52-vjeçar la...

Kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë (AUDIO)

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër që mbart një ndër...

Grabitet shtëpia e Michel Platini, 20 trofe zhduken nga vitrina e ish-kreu i UEFA-s

Michel Platini ka fituar tre trofe të "Topit të Artë" në vitet 1983, 1984 dhe 1985 me fanellën e Juventusit, por as ish-kreu i...

Lajme të tjera

Web TV