“Tërmet” për kriminelët, kreu i SPAK nga Belgjika: Vendosim shënjestër të re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme të Republikës së Shqipërisë, Arben Kraja, mori pjesë në ceremoninë solemne me ftesë të Kryeprokurorit Federal Belg me rastin e Përvjetorit të 20-të të Prokurorisë Federale të Belgjikës që u mbajt në Bruksel në datën 4 Tetor 2022, në sallën Hemicycle of the Senate.

Në sesion u diskutua përvoja 20-vjeçare e Prokurorisë Federale Belge. Të gjithë diskutantët ishin në një linjë, që krijimi dhe jetëgjatësia e një strukture prokurorie të specializuar dhe qendrore është e domosdoshme për të patur sukses në luftën kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe terrorizmit..

SPAK, tha Kraja është i vendosur që bashkëpunimin që ekziston me Prokurorinë Federale belge ta vazhdojë duke dhënë më shumë rezultate konkrete. Mesazhi duket se ishte i qartë për shqiptarët me precedent në Belgjikë.

Vendosja e kontakteve dhe bashkëpunimi ndërkombëtar ndërmjet prokurorive të posaçme është e domosdoshme për të arritur suksesin. Gjithashtu, u theksua fakti që lufta kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmit është një betejë e gjatë dhe e vazhdueshme, që duhet realizuar në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet strukturave të zbatimit të ligjit.

Drejtuesi i SPAK zhvilloi takime me personalitetet e ftuar dhe veçanërisht me drejtuesit e prokurorive prezente në takim, në kuadër të vendosjes së kontakteve të reja. SPAK është i vendosur që bashkëpunimin e shkëlqyer që ekziston me Prokurorinë Federale Belge ta vazhdojë duke dhënë më shumë rezultate konkrete.

Pjesëmarrja e përzgjedhur në këtë ceremoni sinjifikative për Belgjikën por edhe unitetin gjyqësor evropian përbëhej nga funksionarë të lartë të Brukselit por edhe më gjerë si: Kryeprokurori Federal Belg, z. Frederic Van Leeuw; President i Senatit Belg, znj. Stėphanie D’Hose; Ministri i Drejtësisë Belge, z. Vincent VanQuickenborne; Ministër i Brendshëm, znj. Annelies Verlideen; Prokurori i Prokurorisë Kombëtare Franceze të Antiterrorit, z. Jean-Francois Ricard; Kryeprokurori Publik i Prokurorisë Kombëtare Hollandeze, z. John Lucas; Prokuror i Përgjithshëm i Serbisë, znj. Zagorka Dolovac; Drejtues i Prokurorisë kundër Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit në Rumani, znj. Oana Daniela Patu; Prokurori i Përgjithshëm i RSH, z. Olsian Çela.

Të fundit

Tirana do të organizojë Kongresin Botëror të së Drejtës në 2027

Në mbledhjen e sotme (29 janar 2025), Këshilli i Ministrave ka miratuar një shtesë fondi në buxhetin e vitit...

Kirurgu u dëmtua teksa lahej në lumë, Këshilli i Ministrave mbulon shpenzimet për mjekim

Këshilli i Ministrave, ka akorduar 2 milionë lekë për mbulimin e shpenzime të mjekimit për kirurgun Arvin Dibra, i cili pësoi dëmtime të renda...

Pronari i këtij Golfi duhet të paguajë 200 mijë euro parkim!

Pronari i një makine Volkswagen Golf 5 duhet të paguajë 200 mijë euro parkim edhe pse makina e tij nuk bën më shumë se...

Tragjike në Greqi! 60-vjeçari shqiptar bie nga skela dhe ndërron jetë

Një 60-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Greqi. Shqiptari ka rënë nga skela. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Rios, por fatkeqësisht nuk...

Berisha prezanton programin për arsimin: Transformim të thellë sistemit

Në një takim me pedagogë, mësues dhe nxënës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar përpara tyre programin e demokratëve për arsimin dhe...

Lajme të tjera

Web TV