Kandidat për Bashkinë Tiranë përballë Veliajt? Flet mjeku i njohur Ilir Alimehmeti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme mjeku i njohur, Ilir Alimehmeti ishte pjesë e protestës së pedagogëve, për të kërkuar rritje pagash.

Kaq mjaftoi, që në media të aludohej se ai do të jetë kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, në zgjedhjet lokale të 2023-shit.

Ndaj, i ftuar ditën e sotme në Zona Zero me gazetarin Thimi Samarxhiu, mjeku i njohur Ilir Alimehmeti ka folur lidhur me këtë.

Ai ka komentuar protestën që është duke u zhvilluar nga ana e pedagogëve por në fund të fjalës së tij ka komentuar edhe fjalët që janë përhapur në rrjet.

“Ju jeni duke iu referuar disa burimeve dhe duhet të pyesni burimet e duhura për këtë informacion. Tek unë nuk ka ardhur asnjë gazetar që të më pyes dhe ta konfirmoj këtë gjë. Me qetësi gjërat duan kohën e vetë, unë nuk besoj në mënyrë absolute tek gjërat e papjekura. Në momentin e duhur dhe kohën e duhur.”- tha Alimehmeti në studio.

Të fundit

“Ju thaftë ajo dorë atij që e ka bërë”, në Vlorë zbulojnë dëmet që shkaktoi zjarri

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Hoshtimë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në...

Pasioni i merr jetën shqiptarit, rrëzohet nga 100 m lartësi dhe vdes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Itali, ku një shqiptar ka gjetur vdekjen tragjikisht. Sipas asaj që mediat vendase bëjnë...

Rikthim në histori, kur gjenerali gjerman u dha 28 minuta kohë serbëve në Morinë

Ky person që shihni në foto është gjenerali i shquar gjerman, Helmut Harff. Në qershor 1999, ai komandoi trupat gjermane që hynë në Kosovë...

Bayern blen me frikë, kur klubi më i madh në Gjermani heq dorë nga filozofia

Tipari që karakterizon Bayern në vitet e fundit është vetëm një: blerjet e panikut. Klubi bavarez po përsërit të njëjtat gabime. Një sulmues gjerman, mbiemri...

Sa u rritën pensionet në 1 vit? Dalin shifrat zyrtare

Shqipëria numëron në total 721,398 pensionistë nga këto 604 mijë janë pleqërie urbane dhe rurale. Pensioni mesatar në vend sipas këtij raporti u rrit...

Lajme të tjera

Web TV