Tirana ‘Kryeqyteti Evropian i Sportit’? Veliaj bën dy premtime: Pallat i ri sporti dhe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në javën e tretë të tetorit Tirana do aplikojë për të qenë vitin e ardhshëm kryeqyteti Europian i Sportit, titull ky që jepet për qytete të ndryshme europiane nga institucioni ACES EUROPE, pranë Komisionit Europian në Bruksel.

Disa nga qytetet që e kanë marrë këtë titull janë: Getafe, Bilbao, Firence, Leuven, Setubal e Braga në Portugali si dhe Nice e Pau në Francë.

I pyetur, se pse i duhet Tiranës ky titull, kryebashkiaku Erion Veliaj ka thënë:

“Shumë njerëz më pyesin pse na duhej titulli Kryeqyteti Europian i Rinisë. Mund t’i kishim bërë aktivitetet edhe pa këtë titull. Por, është prestigj për qytetin, një stimul, një mënyrë si marketohet emri i qytetit”.

Në rast se Tirana ia del të shpallet kryeqyteti Europian i Sportit për vitin 2023 Veliaj premtoi edhe dy investime të mëdha.

“Ne do fillojmë punimet për Pallatin e ri të Sportit “Asllan Rusi”; të njëjtën gjë do të bëjmë edhe me stadiumin “Selman Stërmasi” sepse besoj se është shumë herë më e mirë që të kemi një hapësirë, siç është Arena Kombëtare, por nuk mjafton për të gjitha aktivitetet e qytetit, ekipet dhe skuadrat që janë shtuar,”-tha ai.

Kryebashkiaku e vuri theksin edhe te rëndësia që ka nisma “Dita pa makina” dhe se si ajo ka ndikuar ndjeshëm në përmirësimin e cilësisë së ajrit, krahasuar me disa vite më parë, bazuar edhe në aplikacionin zyrtar të Bashkimit Europian.

“Ne kemi parë efektin që kanë pasur “Ditët pa makina”, ditët sportive. Edhe ai që s’ka dalë nga shtëpia, ka ajër më të mirë, vetëm prej faktit që qyteti është bllokuar nga makinat. Sot nuk ka nevojë të dëgjosh qeverinë apo bashkinë, mund ta hapësh vetë aplikacionin e BE-së, “Il Meteo”, futu te sateliti përkatës dhe shikoje si është ajri në Tiranë. E gjetëm vetëm në të kuqe dhe në portokalli, sot është e gjelbër, shumë e gjelbër dhe e gjelbër fare. Pra, notat janë nga 8, 9 dhe 10-të. Në këtë sens, dua shumë që edhe maratonën ta kthejmë në një histori suksesi dhe në një biznes të jashtëzakonshëm për qytetin,” shtoi Veliaj.

Lexo edhe :  "Të gjithë do japin llogari"/ Këlliçi tregon ç’do të ndodhë në Kuvendet e PD në vijim

 

Të fundit

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të...

Rikthimi i emigrantëve përballë ikjes/ Pse po mungon frenimi i largimit të “trurit”?

Qeveria shqiptare vijon të hartojë politika dhe programe për rikthimin e emigrantëve në Shqipëri. Prioritet është shpallur rikthimi i diasporës në jetën sociale dhe ekonomike...

Noka flet për humbjen e thellë të PD: Ja pse nuk i bojkotuam zgjedhjet

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka deklaruar se opozita mori pjesë në parlamentaret e 11 Majit edhe pse e dinte që...

Zi në familjen e Rihannës, këngëtarja me famë botërore humb të atin

Rihanna dhe familja e saj janë në zi. Babai i saj Ronald Fenty ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të shtune në moshën 70-vjeçare. Sipas mediave amerikane,...

Mallkimi bavarez i finaleve/ Mynih, qyteti ku humbasin favoritët në Champions

Parashikimet e cilësojnë si pretendentin kryesor. Gjithsesi, historia flet ndryshe dhe Paris SG është shumë larg lavdisë së një klubi si Interi. Në finalen e...

Lajme të tjera

Web TV