“Ligj për lustracionin”, Hajdari: Të verifikohen kandidatët nëse kanë qenë bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Propozova një projektligj që ka të bëjë me verifikimin e kandidatëve për deputet nëse kanë qenë ish bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit” kështu u shpreh për mediat, bashkëkryetarja e Komsionit për Reformën Zgjedhore Rudina Hajdari. Deputetja Hajdari tha se ka ardhur koha të kemi një lustracion të kandidatëve dhe se propozimi është kryer mbi bazën e një modeli polak.
“Mendoj se është hap i mirë, është një propozim që ka ardhur me një model polak. Kemi gjetur një dakordësi, është hap i mirë për të pastruar politikën në ata persona që kanë patur gisht në internime. Kemi rënë dakord edhe për përdorimin e teknologjisë gjatë procesit, ka disa problematika në mënyrën teknike, palët po punojnë dhe ekspertët do vihen në punë për aplikimin e teknologjisë në zgjedhjet e ardhshme.” tha Hajdari.
Propozimet e Hajdarit:
Vendosjen si kusht të kandidimit për vetëdeklarimin e marrëdhënies me Sigurimin e Shtetit nga çdo kandidat për deputet dhe kryebashkiakë, duke plotësuar formularin e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit.
Verifikimin e të gjithë kandidatëve përpara zgjedhjeve dhe përjashtimin nga gara të të gjithë atyre që vertetohet se kanë qenë bashkëpunëtorë.
Mbarimin e mandadit për çdo kryebashkiak apo deptuet që vertetohet pas zgjedhjes se ka qënë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit.

Të fundit

Pesë mënyra për të paguar më pak energji elektrike gjatë dimrit

A e dini se edhe shtëpitë me izolim shumë të mirë humbasin 44% të energjisë së shtëpisë së tyre...

Vota e diasporës, faktor përcaktues në rezultat? Celibashi: Edhe një votë bën diferencën!

Kreu i Komisinit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i ftuar në “Open” në News24, ka folur në lidhje me procesin e votës së diasporës,...

Kina Veriore goditet sërish nga tërmeti, raportohet për dëme të mëdha

Kina Veriore është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.5 ballë, ku provinca Qinghai ka pasur më shumë dëme. Epiqendra e tërmetit ishte lokalizuar pranë...

“Gjysmën e ditës e qaj, gjysmën tjetër”/Lala zbulon dëshminë tronditëse e familjes Prenga

Gazetarja Klodiana Lala ka kthyer në vëmendje rrëmbimin e më pas vrasjen e Jan Prengës katër vite më parë dhe lidhje me Dritan Rexhepin,...

Regjistrimi i emigrantëve për të votuar më 11 maj, Celibashi sqaron procedurën

Në një intervistë televizive, Ilirjan Celibashi, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka theksuar se procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë është një...

Lajme të tjera

Web TV