“Mirë se erdhe në shtëpi”/ Berisha me banorët e Lazaratit: Do të bëj gjithçka për ju

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, pas vizitës në Libohovë, është zhvendosur në Lazarat për një takim me banorët e zonës.

Qytetarët e Lazaratit e kanë pritur me mjaft entuziazëm demokratin, të cilit i dhuruan lule e brohoritje duke i uruar mirëseardhjen në “shtëpi”.

Vetë Berisha u shpreh i surprizuar nga kjo pritje dhe u betua para banorëve se do të bëje gjithçka për Lazaratin.

“Të dashur banorë të Lazaratit, para se gjithash dua të përulem me nderimin e mirënjohjen më të thellë para jush për mbështetjen e jashtëzakonshme që ju i keni dhënë Partisë Demokratike nga themelimi i saj e deri më sot. Dua të shpreh krenarinë time të madhe me këtë mbështetje, ndihem i detyruar pafundësisht ndaj jush. Ju jeni bastion o pamposhtur i shqiptarizmit dhe atdhetarisë. Në mik I imi në Libohovë më tha se Edi Rama i paska thënë një socialisti se Libohovën dua ta lë në heshtje dhe Lazaratin ta shpërbëj fare. Lazarati është këtu dhe nuk do e mposhtni. Ideja e persekutimit të Lazaratit do të marrë përgjigjen në zgjedhjet e ardhshme. Rroftë Lazarati, rroftë Shqipëria. Kam ardhur këtu për tu zotuar se do të bëj gjithçka, që bizneset e fermat të kenë ngrohtësinë e prosperitetin që meritojnë”, ka deklaruar kryedemokrati Berisha.

Të fundit

Barcelona vendi “makth” për Real Madridin, Espanyol befason “Los Blancos”

Real Madridi pësoi një disfatë të hidhur mbrëmjen e sotme, teksa u mposht nga Espanyoli i Marash Kumbullës me...

Ambasadori Meidani mbi Debatin për Ndërhyrjen e NATO-s: Historia nuk do të rishkruhet!

Në një intervistë, gazetarët e njohur Piers Morgan dhe Tucker Carlson u përfshinë në një debat të ashpër mbi rolin e NATO-s në ndërhyrjen...

Akt i rëndë vandalizmi, dëmtohen ikonat në kishën “Ngjallja e Krishtit”

Një akt vandalizmi është regjistruar pasditen e sotme në kishën "Ngjallja e Krishtit" në Ksamil. Sipas përfaqësuesit të këtij objekti kulti, At Pandeli, ngjarja...

Aplikacioni kinez trazon garën për inteligjencën artificiale

Deri më tani, kompanitë e mëdha amerikane kanë udhëhequr në garën globale për krijimin e sistemit më të avancuar të inteligjencës artificiale. Ato mbështeten...

Pesë ushqime që forcojnë sistemin imunitar gjatë dimrit

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe ftohjen. Më poshtë kemi listuar se cilat...

Lajme të tjera

Web TV