Fitorja bindëse e Milanit në derbi ndaj Juventus dhe fitorja e Real Madrid ndaj Getafes, do të jenë kryefjalë e mediave sportive për ditën e sotme.
Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive:
La Gazzetta dello Sport hapet me titullin: “Festë për Milanin”. Milan dhe Juve fundosin Allegrin. Djalli i sheh sërish yjet.
Corriere dello Sport ia kushton kopertinën: “ Juve e pafuqishme”. Bardhezinjtë u dominuan dhe u mposhtën nga Milani, i cili kaloi në epërsi me Tomori dhe një gol fantastic nga Brahim Diaz.
“Deri në fund? “ është titulli i torinezes Tuttosport. Milani i Leaos është skuadër më e fortë dhe me më shumë klas: vendosin Tomori dhe Diaz.
Në Spanjë, AS hapet me titullin: “Me kokën në El Classico”. Një madrilen me gjysmë gazi shkon në vendin e parë në La Liga pasi mundi Getafen me rezultat 1-0. Militão, me një goditje me kokë në minutën e 4, vendos sfidën.
“Sfida e liderit” ka shkruar katalanasja Mundo Deportivo. Sot Barça vs. Celtic në orën 21:00. Barcelona dëshiron të qëndrojë në këmbë dhe Xavi ka prioritet duelin kundër Celtas me De Jong të rikuperuar.
Sport fokusohet gjithashtu tek rikthimi i kërkuar i katalanasve: “Për të reaguar”. Barça duhet të harrojë humbjen në Champions League për të mposhtur Celtën dhe për të rifituar lidershipin.