I shpërthyen urën e tij të preferuar, ‘tërbohet’ Putin! Ja masat urgjente që ka marrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dymbëdhjetë milje e gjatë dhe më e gjatë se Statuja e Lirisë, projekti i urës së Kerçit në gadishullin e pushtuar të Krimesë ishte ‘xhevahiri’ në kurorën e projekteve infrastrukturore të Vladimir Putinit, i përshkruar në mediat ruse si “ndërtesa e shekullit”.

Ndaj, duket se shpërthimi i saj, e ka nevrikosur jashtëzakonisht shumë presidentin rus.

Mediat dyshojnë se ka nisur një ‘luftë’ e brendshme mes Putin dhe shërbimeve sekrete dhe forcave të armatosura.

Ditën e djeshme, Anton Gerashchenko, një këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës, shkroi në Twitter se “arrestimet e personelit ushtarak kanë filluar në Moskë”. Ai shton se forcat elitare ushtarake kanë hyrë në Moskë dhe se “raportohen disa arrestime, ndalime të personelit ushtarak”.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka vënë gjeneralin Sergei Surovykin në komandën e të gjitha forcave ushtarake ruse të përfshira në Ukrainë. Ndryshimi pason heqjen e dy komandantëve nga gjithsej pesë komanda ushtarake në Rusi.

Sergei Surovikin, ish-komandanti i operacioneve ruse në Siri, është një gjeneral famëkeq i korruptuar dhe brutal, sipas Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.

Që nga viti 2017, Surovikin drejton Forcat Ajrore të Rusisë, një zyrë e krijuar në vitin 2015 kur Forcat Ajrore Ruse, Forcat Ajrore dhe Raketore dhe Forcat Hapësinore u vunë nën një komandë. Në qershor, ai u vendos në krye të trupave ruse në Ukrainën jugore. Ai kishte shërbyer më parë në Taxhikistan, Çeçeni dhe Siri.

 

Të fundit

Shqipëria shpallet destinacioni më i mirë europian për 2025 nga “Travel and Tour World”

Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve globalë duke ofruar një ndërthurje të jashtëzakonshme të peizazheve natyrore marramendëse, trashëgimisë së...

Policia greke mësyn në Burgun e Koridhalos, kontrolle në qelitë e disa shqiptarëve

Policia greke ka mësyrë në Burgun e Koridhalos, ku ka ushtruar kontrolle në qelitë e disa të dënuarve shqiptarë. Korrespodenti i Top Channel, Artur Bibe,...

Shtyhet gjyqi për “Sterilizimin”, Rjepaj: Projekti është devijim nga ai i vërteti

Është shtyrë për më 28 maj seanca gjyqësore për çështjen e sterilizimit, për shkak të largimit për arsye familjare të avokatit të të pandehurit...

Raporti i OBSH: Popullsia po plaket, duhen urgjentisht politika sociale

Popullsia globale po plaket. Sipas Raportit mbi shëndetin e popullsisë Globale të hartuar nga OBSH, në vitin 2020, për herë të parë numri i...

“Nuk fitohen zgjedhjet me Nokën e Vokshin. Quajini Partia e Gallatës!”

Zgjedhjet përfunduan, por Sali Berisha dhe PD po pretendojnë vjedhjen e votave më 11 maj. Për juristin Romeo Kara, kreu i selisë blu është...

Lajme të tjera

Web TV