Endrit Dokle u shoqërua pasditen e djeshme në Policinë e Tiranës. Megjithatë, ai është liruar ende pa u bërë 24 orë.
Ai u ndalua teksa ishte duke lëvizur në automjet bashkë me Fatjon Muratin dhe Gentjan Reçin.
Bashkë me Doklen, pas verifikimeve të kryera nga uniformat blu janë liruar edhe këta të fundit.
Fatjon Murati ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Kurbinit pasi emri i tij doli në hetimet pas masakrës së Fushë Krujës, ku mbetën të vrarë tre persona, Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.