E ngatërroi apo nuk e njeh? Gafa e Berishës në mes të konferencës: Është burrë? (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë ditën e sotme në një konferencë të organizuar në kuadër të zgjedhjeve vendore. Në konferencë kanë qenë të pranishëm edhe disa përfaqësues të partisë së djathtë suedeze, Moderata, e udhëhequr nga lideri i opozitës suedeze Ulf Kristersson.

Teksa fliste për partinë simotër të PD në Suedi, Berisha iu referua për disa herë drejtuesit të saj si zonjë për të hequr paralele me atë që synohet të arrihet në Shqipëri.

Megjithatë një të pranishmit e korrigjoi dhe Berisha e tërhoqi fjalën e tij. Ai theksoi se në zgjedhjet e ardhshme do respektohet kuotat veçanërisht për këshillat bashkiakë dhe do të shikohet një formulë për zbatimin e tyre edhe për qytetar të parë.

“Mbështes plotësisht çështjen e kuotave derisa ne të arrijmë të dalim jashtë tyre si ka dalë partia simotër e Suedisë e cila e udhëhequr nga një zonjë e shquar…urdhëro është burrë? Më falni. E udhëhequr nga zonja… më falni, është burrë? Ne do respektojmë kuotat, për këshillat është më e lehtë. Do shikojmë mënyrën si ta respektojmë këtë për qytetar të parë”, deklaroi Berisha.

Të fundit

Tarifave të Trump nuk iu shpëtojnë as domatet e Meksikës

Administrata e ish-presidentit Donald Trump ka vendosur tarifa doganore prej 20.9% ndaj shumicës së importeve të domateve nga Meksika,...

Konferenca e Katërt Ndërqeveritare/ Spiropali: Hap frymëzues për Shqipërinë 2030 në BE

“Çelja e negociatave për grupkapitullin “Tregu i Brendshëm” është një tjetër hap frymëzues për Shqipërinë 2030 në BE. Përgëzoj pjesëtarët e ekipit negociator, institucionet dhe...

Perez u premton lojtarëve një bonus “që do ta mbajnë mend gjatë” nëse kalojnë Arsenalin

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka premtuar një bonus të jashtëzakonshëm për futbollistët nëse arrijnë të përmbysin Arsenalin dhe të kualifikohen në gjysmëfinale...

Mario Vargas Llosa, gjiganti i letërsisë latine-amerikane

Fitues i Çmimit Nobel, yll i bumit ndërkombëtar të letërsisë latine-amerikane, kandidoi gjithashtu për president në Peru. Intervistë: “Çmimi Nobel është si një përrallë...

Analiza: “Uria” italiane për pyjet shqiptare

Moratoriumi i pyjeve në Shqipëri nuk e ka ndalur shpyllëzimin. Raportet kombëtare dhe ndërkombëtare, pamjet satelitore dhe hulumtimet në terren janë shqetësuese. "Mos shkoni atje...

Lajme të tjera

Web TV