Me gomone drejt Italisë/ Gruaja rrëfen tmerrin e përjetuar: Shumë pak dolën në breg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në rubrikën  e “Ka Një Mesazh Për Ty”është trajtuar historia e Xhemiles, një emigrante shqiptare në Italali.

Xhemilja ka ardhur sepse ka një brengë për fëmijët e saj. Ajo dëshiron t’iu kërkojë ndjesë sepse fajëson veten se nuk ka qenë pranë tyre kur ata ishin të vegjël.

Kur djali i madh, Eraldi ishte vetëm 2 vjeç, u detyrua ta linte nën kujdesin e dy gjysheve sepse duhet të shkonte në Itali, si shumë emigrantë të tjerë.

Hipur në një gomone, zemra e saj ndodhej në Shqipëri, teksa rojet kufitare italiane pikasën mjetin e lundrimit duke e kthyer udhëtimin në një tmerr.

Ardit Gjebrea: Pse, çfarë ka ndodhur?

Xhemile: Kam ikur me gomone si të gjithë emigrantët.

Ardit Gjebrea: Me gomone? Si ishte rruga, si e kujton?

Xhemile: Po. Tmerr, një tmerr i vërtetë. Djalin e kam lënë 2 vjeç.

Ardit Gjebrea: Djalin e le 2 vjeç këtu. Po kush ishte në Itali, ishte bashkëshorti?

Ardit Gjebrea: Ai punonte, ti nuk kishe dokumenta dhe për t’iu bashkuar, vendosje të merrje gomone e të shkoje. Dhe e le djalin 2 vjeç. Me kë jetonte djali?

Xhemile: Me mamanë time dhe me mamanë e burrit.

Ardit Gjebrea: Me të dy gjyshet. Dhe ju shkuat në Itali. Rrugë e vështirë besoj?

Xhemile: Po, shumë e vështirë. Na erdhi policia me gomone aty dhe Guardia di Finanza dhe ato çfarë bëjnë? Na hedhin në det, kishim më shumë se 3 km për të shkuar në breg.

Ardit Gjebrea: 3 km larg bregut ju kanë hedhur?

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV