FMN kundër amnistisë fiskale: Dëmtim për moralin tatimor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fondi Ndërkombëtar Monetar është kundër Amnistisë Fiskale. Sipas saj, kjo është një dëmtim për moralin tatimor. Gjatë një tryeze për këtë temë, përfaqësusja e FMN Yan Sun tha se duhet të ndërhyhet në projektligj, duke bërë një vetëdeklarim vullentar.

Përfaqësuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Yan Sun, në një konferencë për shtyp me ministren e Financave dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, u shpreh se “projektligji për amnistinë fiskale mund të konsiderohet si një dëmtim për moralin tatimor”. Sipas tyre, qeveria duhet të ndryshojë projektligjin e amnistrisë fiskale, por sipas tyre duhet të përmbushë edhe disa parakushte. “Amnistia fiskale përfshin një falje të konsiderueshme të atyre që përfitojnë një heqje të interesave dhe penaliteteve, të cilat mund të japin një amnistim edhe nga ndjekja penale. Qeveria duhet të ndryshojë projektligjin e amnistisë fiskale në një program të vetëdeklarimit vullnetar. Por, që ta bëjë këtë gjë, duhet të ketë përmbushur disa parakushte. Që do të thotë një sistem modern të administratës tatimore dhe po kështu një sistem të përshtatshëm për zbatimin. Gjithashtu, administrata tatimore duhet të ketë dhe kompetenca të dëshmuara për publikun që ka një aftësi të besueshme për zbulimin”, tha përfaqësuesja e FMN-së. Sipas Fondit Monetar Ndërkomëbtar një siistem i mirë është për ti dhënë besim opublikut dhe jo të krijojë idenë e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. “Nevoja për të pasur një sistem të tillë është për t’i dhënë besim publikut se evazorët fiskalë do të ndiqen dhe penalizohen. Një tjetër kusht është kuadri kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, shtoi ajo. Nga ana tjetër qeveria duket e vendosur për ta ekzekutuar paratë e “zeza” që kanë emigrantët shqiptare. Ditën e djshme Taulant Balla Njoftoi se “populli e do këtë” dhe do bëjnë gati projektligjin për tu miratuar në komiisonet parlamentare.

Lexo edhe :  Parashikimi përgjatë javës, si pritet të ndryshojnë temperaturat

Ibrahimaj: Amnistia fiskale nuk është parashikuar

Këshilli i Ministrave miratoi projektbuxhetin për vitin 2023. Lajmin e dha ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, sipas të cilës ky projektbuxhet parashikon konsolidim fiskal duke reduktuar borxhin, normat e deficiti dhe duke parashikuar një bilanc primar pozitiv. Ibrahimaj theksoi se është ulur parashikimi për rritjen ekonomike, por do të mundësojë hapësira që ekonomia të përballojë rreziqet. Ibrahimaj njoftoi gjithashtu se amnistia fiskale nuk është parashikuar në buxhetin e miratuar, pasi është në konsultim me grupet e interesit. “Amnistia fiskale nuk është parashikuar në projektbuxhetin e miratuar, është ligj që është në konsultim publik me palët e interesit dhe nuk e kemi ende një datë për miratimin e këtij ligji. Ne po punojmë paralelisht të hartojmë bazën nënligjore që kur të arrijmë në një ligj final të kemi gati infrastrukturën për zbatimin e këtij ligji”.

Të fundit

Kthimi i emigrantëve në Itali/ Rama: Pyesni Melonin, i detyrohemi shumë

Kryeministri Edi Rama u pyet për kthimin e emigrantëve në Itali për herë të tretë, pas vendimit të Apelit...

Ngjarje tronditëse/ Deputeti i së djathtës ekstreme abuzon seksualisht me 15-vjeçarin

Një anëtar i Partisë Chega në Portugali akuzohet nga Prokuroria Publike për dy krime të rënda të prostitucionit të të miturve. Nuno Pardal Ribeiro, deri...

A ju bën të plakeni drita blu e lëshuar nga ekranet e celularëve?

Kalimi i shumë orëve para celularëve tanë mund të përshpejtojë procesin e plakjes. Një studim mbi mizat e frutave sugjeron këtë. Shpenzimi i shumë orëve...

Shqipëria pret Kongresin Botëror të Ligjit në 2027/ Rama në Madrid: Sinjal i fortë besimi

Shqipëria do të presë Kongresin Botëror të Drejtësisë, një vlerësim i rëndësishëm për reformat e saj në sistemin e drejtësisë. Autoritetet shqiptare e konsiderojnë...

Gonxhja: Operatori i Blerjeve të Përqendruara vlerësim pozitiv në raportin e OECD/SIGMA

Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka marrë vlerësim pozitiv në raportin e OECD/SIGMA. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, shkroi në rrjete sociale...

Lajme të tjera

Web TV