“Dua të hap një shtëpi bari…”/ Anila Hoxha: Shoqëria jonë nuk ofron modele për të rinjtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja Anila Hoxha shprehet se shoqëria jonë nuk ofron modele që mund të ndiqen nga të rinjtë.

Sipas saj shumica e të rinjve nuk duan e as i ëndërrojnë auditoret e universiteteve.

Modelet e tyre që shpesh vijnë përmes rrjeteve sociale, janë historitë tragjike të të rinjve shqiptarë që sot janë në majat e krimit të organizuar në botë, ndërsa solli në vëmendje deklaratën e 20-vjeçari nga Tirana për emisionin, i cili u shpreh se ëndrra e tij është të hap një shtëpi bari në Angli.

 “A ofron shoqëria jonë modele frymëzuese tek të cilët të rinjtë dhe gjithë të tjerët ti shohin ti kopjojnë. Pra cili është modeli që të rinjtë kanë aktualisht, kanë modelin e një individi i cili pasurohet shpejt, fiton para shpejt.

Në momentin që drejtësia nuk vepron për të hetuar pasuritë e një personi të tillë, një personazhi që është potencialisht një trafikant atëherë një i ri 20-vjeçar, 30-vjeçar e kështu me radhë është gati dhe është në gatishmëri të kopjojë atë model, konsideron atë modelin e suksesit dhe jo modelin e suksesit dikë tjetër i cili është i angazhuar, është i përpiktë me ligjin dhe është gati të zbatojë ligjin dhe të qëndrojë një qytetar i ndershëm megjithëse ka atë malin e faturave dhe pamundësirave të mëdha”.

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV