Alarmi i Kim/ Joshje dhe kërcënime në drejtësinë e re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, shkroi se SHBA është në dijeni të përpjekjeve për të frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët. Sipas ambasadores, është koha për të thyer modelet e vjetra të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor, duke shtuar se SHBA mbështet fuqishëm reformën në drejtësi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vënë alarmin për sistemin e drejtësisë shqiptare. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, me anë të një postimi në Twitter, bëri me dije se “ne jemi të vetëdijshëm për përpjekjet për të joshur ose frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët, për të shtrembëruar drejtësinë, për të këmbëngulur në mosndëshkimin e të fuqishmëve, me fjalë të tjera, për të zvarritur Shqipërinë në të kaluarën”. Yuri Kim nënvizoi se Amerika po i kushton kohë dhe vëmëndje Reformës në drejtësi. “SHBA po i kushton vëmendje të gjitha zhvillimeve dhe do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e Reformës në Drejtësi”, tha ajo. Ajo tha se ka pasur dhe ka përpjekje, dhe se është e vedijshme, për joshje apo korrupsion në radhët e gjyqtarëve dhe të prokurorëve, por Kim ka kërkuar respektimin e ligjit. “Ne jemi të vetëdijshëm për përpjekjet për të joshur ose frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët, për të shtrembëruar drejtësinë, për të këmbëngulur në mosndëshkimin e të fuqishmëve, me fjalë të tjera, për të zvarritur Shqipërinë në të kaluarën. Gjyqtarët dhe prokurorët duhet të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me ligjin, me integritet. Është koha për të thyer modelet e vjetra të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor. Shqipëria duhet të ecë përpara, jo mbrapa, madje as të qëndrojë në vend. SHBA po i kushton vëmendje të gjitha zhvillimeve dhe do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e Reformës në Drejtësi”, shkruan Kim në rrjetin social. Vetëm disa ditë më parë Kim në një takim për Magjistratët theksoi se reforma në drejtësi ka nisur të japë rezultate, ndërsa u shpreh se shkolla e Magjistraturës ka nevojë për ndryshim, për modernizim, përshtatje. “Shënojmë një gur kilometrik të rëndësishëm. Këto 25 vite, SHBA-ja ka qenë pranë Shqipërisë dhe pranë magjistraturës. Reforma po fillon të japë rezultate. Ata po presin që shkolla e Magjistraturës të trajnojë brezat e ardhshëm të magjistratëve. Është e rëndësishme që shkolla e Magjistraturës të ketë ndryshime. Sfidat e tanishme janë të ndryshme nga ato në të kaluarën. Ju sfidoj të jeni të guximshëm në praktikat tuaja për t’u përballuar me sfidat. Ne duhet të ndryshojmë, të modernizohemi, të përshtatemi. Reforma në drejtësi duhet të ketë sukses për të mirën e të gjithë shqiptarëve. SHBA-ja do vijojë ta mbështesë Shqipërinë teksa ajo ecën para. Puna e magjistraturës është thelbësore në këtë përpjekje. Do të shiheni çdo mëngjes në pasqyre e t’i thoni vetes: Unë do të jem pjesë e arsyes pse Shqipëria është më e mirë, pse Shqipëria është në BE. Kurrë mos u dorëzoni, mos u dorëzoni kurrë!”, tha Yuri Kim.qëndrimi i saj vjen pasi institucionet e reja të drejtësisë janë në funksion dhe nga ana tjetër po vijon edhe procesi i vettingut. Megjithë pompimin e madh të sistemit të ri të drejtësisë, duket se rezultatet janë të pakënaqshme dhe besimi i publikut tek drejtësia e re ka rënë ndjeshëm.

Të fundit

Barcelona shkatërron sërish Valencian, katalanasit e eliminojnë edhe nga Kupa e Mbretit

Barcelona e ka shkatërruar sërish Valencian, pasi në La Liga triumfuan 7-1, ndërsa tani 5-0 në Kupën e Mbretit. Pas...

Përmbysje komode në “Anfield”, Liverpool mposht Tottenham dhe siguron finalen e kupës

Spektakël me 4 gola, Liverpool i jep “leksion” Tottenham dhe kalon në finalen e Carabao Cup ku do të ndeshen me Newcastle.  Të kuqtë e...

Basha sfidon trekëndëshin e Bermudës: Nuk janë vetëm tre individë, por një oligarki

I ftuar në një studio televizive, Lulzim Basha kryetari i Demokratëve Euroatlantikë tha se politikisht është përballë trekëndëshit të Bermudës. Basha: Politikisht është përballë trekëndëshit...

Gazetari pyet ChatGpt sa mandate merr PD, PS dhe partitë e reja? Ja rezultatet

Gazetari Bledian Koka ishte këtë të enjte i ftuar në një emision televiziv ku ka folur rreth zgjedhjeve që do të mbahen në Shqipëri...

Fiorentina ul me “kembë në tokë” Interin, zikaltërit shkojnë në -3 pikë nga Napoli

Fiorentina tronditur Interin në ndeshjen e prapambetur të javës së 14-të të Serisë A. Skuadra “vjollcë”, triumfoi me rezultatin 3 me 0, duke i...

Lajme të tjera

Web TV