“Shefat e mediave krenohen me listat”/ Milaim Zeka: Kanë tentuar të më ngacmojnë gruan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Ish-deputeti dhe njëherazi gazetari i njohur Milaim Zeka njihet për deklaratat e tij të
bujshme. Së fundmi, ai ka qenë i ftuar në “Wake Up”, nga ku ka komentuar mjedisin e medias audio-vizive sot.
Ai u shpreh se “një pjesë e njerëzve të medias kanë bërë karrierë me gjoksi dhe prapanicë”. Sipas tij, pjesa dërrmuese e njerëzve të medias janë të keqprogramuar.

Po ashtu sipas Zekës, shumë fytyra publike dhe prezantuese të spektakleve të jashtëzakonshme, janë larguar nga puna se janë ngacmuar nga shefat.

“Ne e dimë që ka fytyra, alamet fytyrash publike, edhe prezantuese të spektakleve të jashtëzakonshme në Shqipëri dhe Kosovë, që janë larguar nga puna për shkak të ngacmimeve seksuale që kanë ardhur nga drejtorët e televizionit, nga kryeredaktorët e televizioneve. Këta faqezi mblidhen në klube të veçanta, pinë pije të shtrenjta, tregojnë kollaret sa dollarë i kanë blerë, sa kanë blerë orët dhe në fund tregojnë se me cilat kolege kanë qenë mbrëmë me në filan hotel dhe me cilat do të shkojnë nesër. Krenohen. Nuk kam parë në asnjë vend të botës që njeriu të thotë e kam lodhur filan femër, dhe imagjino sa lodhet një femër prej një gjëje 56 gramë, por këta krenohen. Sepse nuk mund të krenohen me gjëra të tjera”, tha gazetari i njohur.

Më pas Zeka tregoi edhe rastet kur bashkëshortja e tij ka kërkuar për punë në Kosovë dhe shefat i kanë kërkuar që të takoheshin pas orës 6.

“Gruaja ime ka dy akademi të kryera dhe kudo që ka kërkuar punë në Kosovë, çdo punëdhënës i ka telefonuar dhe i ka kërkuar ‘a mund të takohemi për intervistë pas orës 6’. Duke mbajtur mbiemrin e saj, i ka thënë ‘po në rregull, a ta marr burrin me vete’. Ata e kanë pyetur ‘ua je e martuar, me kë?’. Me Milaim Zekën”, përfundoi ai.

Lexo edhe :  Cila këngë e Dua Lipës tejkaloi një miliard klikime në YouTube?

Të fundit

Kosovarët bojkotojnë Shqipërinë, rikthehen serbët

Turizmi po shfaq tendenca të reja përgjatë këtij viti. Në total, ritmet e hyrjes së shtetasve të huaj në...

U kap me kokainë në makinë, Marina Fara: E mbaja për përdorim personal!

Marina Fara, vajza e këngëtares së mirënjohur Eli Fara është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Tiranës, pasi u kap me doza kokaine...

Bajrami prezantohet te “djajtë e kuq” në Angli

Nis një aventurë e re për Geraldo Bajramin. Ish-mbrojtësi i Kombëtares U21, ka gjetur një skuadër të re për t’u aktivizuar në futbollin anglez,...

“Fëmija im nuk e di se çfarë shije kanë frutat”, banorët e Gazës në zi buke

Banorët e Rripit të Gazës kanë përshkruar efektet e urisë së rëndë në trupat e tyre, pasi raportit të mbështetur nga OKB-ja që konfirmoi...

GJKKO zbardh vendimin, pse mbeti në qeli Ilir Meta

Gjykata e Posaçme ka zbardhur vendimmarrjen e 13 gushtit, përmes të cilit i rrëzoi kërkesën për lirim nga burgu ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta....

Lajme të tjera

Web TV