E bullizuan se përdori 3 herë të njëjtën veshje/ Këngëtari i ‘mbyll gojën’ kritikëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reperi i njohur nga Kumanova, Bardhyl Idrizi, i njohur ndryshe me emrin e artit Bardhi, është kthyer në meme në rrjetet sociale, pas daljes së tij me të njëjtën veshje tre herë.

Nisur nga kjo reperi ka bërë një reagim publik, ku shprehet se nuk ka ndërmend të shpenzojë shumë para me veshje, kur mund ti ndërtojë shtëpi familjes së tij.

“Ti që e ke postu këtë gjë po ta bëjë qejfin, vendosa të t’i them disa fjalë! Mos mendo që më përul mua ose karrierën time pse e kam pas të njëjtën veshje në një emision dhe një në dasmën e një shokut tim, unë nuk vij nga familje e milionerëve dhe nuk jam milioner, nuk besoj që kam sukses prej rrobave se me një xhaketë 10 euro në videon time të parë “Betohem” kisha veshur, po unë njihem për zërin tim, respektin ndaj çdo njeriu që më ka mbështetur, paratë që i fitoj normal që nuk i kam për të blerë 10.000 euro rroba, po ja kam ndarë nënës dhe babit për të bërë ndonjë shtëpi etj, veç desha me t’u përgjigj se nuk ke fituar asgjë me këtë video që je munduar të më ofendosh se ti të paktën as fytyrën, as veshjen se ke tregu po kulturën.

I pasur jam përderisa familja ime i ka gjithë të mirat e Zotit që mi ka dhuruar për t’i ndihmuar ata, edhe një gjë mos e harro multi-milioner me qenë nuk do ta jetojë jetën e milionerit kur e di që vendi ynë është shumë i varfër dhe zgjohem e flejë me një rreth të tillë”, shkruan Bardhi teksa ka ndare edhe videon  ku e ironizojnë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BARDHI (@bardhi)

 

Të fundit

Shqetësimet e reja: Inteligjenca artificiale mund të shkatërrojë artistët

Muzikanti britanik, Paul McCartney ka paralajmëruar se inteligjenca artificiale (IA) mund t’i “shkatërrojë” artistët nëse miratohet një ndryshim i...

Zjarri te Komuna e Parisit nisi nga kompresori i frigoriferit të një marketi

Zjarri që ra pasditen e sotme në kompleksin e pallateve “Kika” në zonën e Komunës së Parisit la pas tre automjete të djegura dhe...

72% e mjeteve, më të vjetra se 15 vjet/ Shumë trafik e ndotje, cilat janë rrugëzgjidhjet

Në fund të vitit të kaluar, u hap për qarkullim Unaza e Madhe e Tiranës. Ndërtimi i saj, që pritet të përfundojë plotësisht brenda...

Të gjithë njëlloj/ The Economist: Po jetojmë në epokën e kirurgjisë plastike

Klientët e rinj në vendet në zhvillim kanë nxitur lulëzimin e kirurgjisë plastike. Rënia e kostove dhe përgjithësimi i standardit të bukurisë po nxisin...

Parashikimi i motit për sot, 26 janar 2025

Edhe të dielën vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë, si pasojë e masave ajrore me origjinë Perëndimore...

Lajme të tjera

Web TV