Vendimi i dyshimtë, flet Mason Mount: “Nuk ishte i kuq, më vjen keq për Tomorin”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Milani humbi sërish përballë Chelsea (0-2), takim që ka prodhuar polemika të shumta për shkak të episodit të minutës së 18’ në kontaktin Mason Mount-Fikayo Tomori, që solli largimin me të kuq të mbrojtësit të kuqezinjve dhe penalltinë për ekipin londinez.

Vetë Mount, i cili nuk u rrëzua në tokë pas tërheqjes nga mbrojtësi anglez i Milanit, është treguar i sinqertë duke deklaruar se e befasoi vendimi i arbitrit gjerman Daniel Siebert për të ndëshkuar Tomorin me karton të kuq.

“Fik është padyshim shoku im, e njoh prej një kohe të gjatë dhe më vjen keq për atë që i ndodhi. Nuk mendoj se ishte për t’u larguar me karton të kuq. Ndoshta ishte penallti, por jo karton i kuq. Unë jam lojtar i ndershëm.

Ai më tërhoqi pak, e ndjeva, por po tentoja të shënoja pasi kisha mundësi ta bëja. Kështu që nuk u rrëzova në tokë, vazhdova të insistoja për të shënuar, por nuk ia dola. Arbitri vërshëlleu dhe akordoi menjëherë penallti.

U surprizova pak nga vendimi i tij, pasi unë nuk isha rrëzuar dhe gjuajta drejt portës. Ishte e vështirë ta shihja Tomorin të largohej me karton të kuq. Ti dëshiron të luash 11 kundër 11 në një sfidë mes dy ekipeve të mira, kështu që ndoshta arbitri e prishi pak ndeshjen”, deklaroi lojtari anglez.

Të fundit

Trump befason: Biden ka ndërruar jetë, u zëvendësua me një klon

Presidenti amerikan Donald Trump ka habitur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, pasi ka rishpërndarë një postim të pazakontë...

Shefi i mbrojtjes së Gjermanisë: Rusia mund të sulmojë NATO-n

Anëtarët e aleancës perëndimore NATO duhet të përgatiten për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme, sipas shefit të mbrojtjes...

Sali Berisha nesër në SPAK, mobilizon militantët në protestë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të jetë nesër në orën 9:30 në SPAK për të respektuar masën e “detyrim paraqitje” të vendosur...

Përfshihet nga flakët makina në aksin Tiranë-Elbasan

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë–Elbasan. Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar si...

“Shqipëria do hyjë në krizë të thellë, mund të cenohet rendi publik”

Edvin Kulluri nga Djathtas 1912 ishte i ftuar në emisionin "Off the Record" me Andrea Dangllin në A2 CNN, nga ku bëri një parashikim...

Lajme të tjera

Web TV