Kongresi i PS/ Linda Rama: Fëmijët, shëmbëlltyra e Europës brenda ndesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama, ka mbajtur fjalën në ditën e parë të Kongresit të PS-së që si temë ka gratë. Në fjalën e saj Linda Rama, u ndal tek fëmijët, për të cilët tha se “janë shëmbëlltyra e Europës që kemi brenda ndesh”.

Ajo u bëri thirrje prindërve që t’i mbrojnë ata veçanërisht nga përdorimi i internetit, ndërsa tha se aksesi i tepruar në internet, “rrezikon që e vetmja mëhallë që do të njohin do të jetë mëhalla e internetit dhe gjuha e tyre të jetë zhargoni i shkurtimit”.

Kur një burrë del në skenë, ai është një më shumë, ndërsa një grua e mbart detyrimin për t’u bërë forcë tërheqëse më shumë. Në këndvështrimin tim kjo ngjitje e gruas në vëmendje është vlerësim i admirueshëm, jo thjeshtë individual. Jam e tunduar për të rrokur çdo temë por dua të qëndroj te thirrja e fëmijëve. Për mua fëmijët janë shëmbëlltyra e Europës që kemi brenda ndesh.

Kam parasysh dëmin që i bëhet nga egërsia dhe vulgariteti nga agresiviteti. Përpara tyre shtrihet një jetë që nuk ka të ngjarë me jetën tonë që kemi kaluar. A bëhet gjithçka duhet që gjenerata e re të jetë mishërimi i përkatësisë Europiane të Shqipërisë? A është kuptuar se sfida e fëmijëve tanë nuk do të jenë të njëjta me ato që përballojmë ne? A mjafton që ndryshimi dhe vullneti për realitetin e ri. Le të marrim për një çast ndryshimin që ka sjellë interneti. Nr. i përdorueseve e ka kaluar mesataren botërore, por numrat nuk na e thonë sigurinë e tyre në internet.

Mosha e tyre që përdorin internetin vjen duke u ulur, por nuk e dimë si e absorvon ushqimin e ekranit. Prindërit janë ende rojet e pazëvendesueshme. Por 30% e tyre nuk dinë ta përdorin dhe shumë të tjerë të mbingarkuar, preferojnë t’ia lënë internetit. Shumica e fëmijëve e aksesojnë nga telefoni dhe kjo është kaq e letë sa rrezikon që e vetmja mëhallë që do të njohin do të jetë mëhalla e internetit dhe gjuha e tyre të jetë zhargoni i shkurtimit”, u shpreh Linda Rama.

Të fundit

PD humbi zgjedhjet/ Tabaku: Na ka dëmtuar fakti që bëmë publike debatet e brendshme

Jorida Tabaku thotë se zgjedhjet e 11 majit ishin një mundësi e humbur për Shqipërinë. Duke filluar nga mënyra...

Pas SHBA-së, edhe Argjentina largohet nga OBSH-ja: U shërben agjendave politike

Ministria e Shëndetësisë e Argjentinës konfirmoi të hënën se kombi do tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (W.H.O.), duke dënuar agjencinë e OKB-së se...

Rezoluta e urrejtjes

Donar Dibra  Kur nuk rrëzon dot Ramën, rrëzo demokratët O Sali, pse i urren kaq shumë demokratët, mor burrë? Jo vetëm që i le rrugëve, pa shpresë,...

Stuhi të forta në Gjermani!/ Rrugët kthehen në “lumenj”, ndërpriten linjat e trenave

Stuhitë e forta të shiut goditën perëndimin e Gjermanisë, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme, dëme materiale dhe ndërprerje në transportin publik. Zonat më të prekura...

“4 ditë pa bukë, më rrahën…”/ Boksieri Keta “rrëfen’ si i qëlloi me armë policia greke

Boksieri shqiptar me famë ndërkombëtare, Gjetan Keta, ka treguar në “S’e Luan Topi” për detaje nga jeta e tij personale, vështirësitë që ka kaluar. Ai...

Lajme të tjera

Web TV