U bë viral në rrjetet sociale/ Deputeti ukrainas intervistë eskluzive për Fjala.al

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Parlamentit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko, në gusht ka dorëzuar një draft-rezolutë në Parlament, ku bëhet thirrje që vendi të njohë pavarësinë e Kosovës. Goncharenko e bëri asokohe publike iniciativën e tij në rrjetin social Twitter, duke shkruar se shpresonte që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më parë të jetë e mundur.

Sakaq, momentalisht ai ndodhet në Strasburg, ku ka komunikuar edhe nga afër me kryeministrin e Shqipërisë, i cili dje mbajti një fjalim të fortë në KiE lidhur, pikërisht me Kosovën dhe raportin e Dick Marty.

Gorachenko, pas fjalës së tij në asamble, ka folur ekskluzivisht për gazetaren e Fjala.al, Monada Mehmetaj, e cila po ndjek nga afër zhvilimet në Strasburg.

“Unë dorëzova një rezolutë për njohjen e Kosovës në gusht. Unë do të vazhdoj përpjekjet e mia, në përpjekje që të njihet Kosova si shtet i pavarur. Po ashtu, unë vazhdoj mbështetjen edhe këtu, në Këshillin e Evropës, që sa më shpejt të jetë e mundur, Kosova të jetë vend anëtar”, tha ai.

Po ashtu ai tregoi për Monada Mehmetajn, detaje nga biseda me kryeministrin Edi Rama.

“Mund të them që dje unë i bëra disa pyetje kryeministrit tuaj, dhe e falënderova Shqipërinë për mbështetjen në Kombet e Bashkuara, por kryeministri mu përgjigj dhe tha: Ne jemi një komb i vogël, dhe ne nuk ndikojmë në këto gjëra. Unë nuk jam dakord, mendoj që të gjitha kombet janë të rëndësishme, edhe shqiptarët, edhe ukrainasit, dhe të gjithë. Ndaj, ne duhet të marrim vendime të prera dhe të ashpra”, tha Gorachenko.

 

 

Madje në asamble  ai është drejtuar në gjuhën shqipe duke thënë se Kosova është Evropë.

Lexo edhe :  Skandal në Beograd/ Shqiptarët torturohen nga autoritetet serbe. Po mbytemi këtu pa ajër

“Kosova duhet të njihet nga të gjitha vendet e Këshillit të Evropës. Për momentin, 12 vende nuk e kanë njohur ende atë. Ju drejtohem juve, ju lutem njiheni këtë vend si një shtet të pavarur për çka ata luftuan për të ardhmen e tyre, për pavarësinë e tyre. Ata duhet të ulen këtu së bashku me ne, të jenë pjesë e Këshillit të Evropës, dhe vetëm kështu ne mund të jemi më të fortë, dhe ky vend do të lulëzojë gjithashtu. Unë i bëj thirrje parlamentit të Ukrainës për të mbështetur dhe njohur pavarësinë e Kosovës, dhe ne të gjithë duhet ta bëjmë këtë dhe së bashku të ecim përpara. Jam i sigurt se këto vende mund të jenë pjesë shumë e fortë e projektit tonë të madh të përbashkët, por për këtë duhet të punojmë. Le të mbështesim votën e lirë, le të jemi më të fortë, më të mëdhenj, le të mbështesim Ballkanin Perëndimor, “Kosova është Evropë”, ka thënë deputeti ukrainas.

 

 

Të fundit

“Na morën edhe detin”/ Gaza humb strehën e fundit mes urisë, vapës dhe dëshpërimit

Ushtria izraelite ka rikthyer ndalimin e qasjes në Detin Mesdhe përgjatë Rripit të Gazës, një kufizim që është teknikisht...

Si ia doli Greqia të ringrihej nga gremina ekonomike

Në vitin 2011, Dimitra Plagkou përjetoi një nga momentet më të errëta të jetës së saj: e zhytur në borxhe, me biznesin e saj...

Kujtim Gjuzi iu bashkohet banorëve të Thethit: Shyqyr deri tani s’ka gjak, ndryshe…

Disa banorë të Mirditës kanë shkuar drejt fshatit turistik të Thethit për t’u solidarizuar me banorët, të cilëve u janë shembur objektet pa leje...

Riaktivizohen vatrat e zjarrit në Mallakastër, mbi 100 hektarë të djegura

Vatrat e zjarrit në Drenovë të Mallakastrës janë riaktivizuar, duke shkaktuar dëme të mëdha në sipërfaqe të gjera me ullishte, drurë dhe shkurre. Sipas...

Aleksandër Nevski, “Cidi” i Rusisë mesjetare i lavdëruar nga carët, komunistët e Putini

Aleksandër Nevski (1221–1263), Princi i Madh i Novgorodit dhe Vladimirit, është i famshëm për fitoret e tij - më së shumti Beteja në Akull...

Lajme të tjera

Web TV