Fjalimi i Ramës, Vangjeli: Tërmet në det që shkakton cunam, Shqipëria kërkoi dinjitet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në studion e “Abc Live” të gazetares Sobora Bitri, ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, në lidhje me rishikimin e raportit të Dick Marty. Ai gjykon se ishte një akt politik i duhur dhe i drejtë. Për sa i përket reagimeve negative lidhur me fjalën e kryeministrin Rama, Vangjeli tha se nuk duhet të merren me individin, por me thelbin e asaj që ndodhi në sallë.

Sipas Vangjelit, fjalimi i Ramës është një nga rastet e rralla që Shqipëria tenton të ketë dinjitet.

Lorenc Vangjeli: Ishte një fjalim që ngjante si një tërmet në det. Dallga që shkakton është një cunam. Që andej dallga erdhi dhe na përmbyti këtu, duke na nxjerrë edhe një herë në pah portretin tonë që dëshpërimisht duhet të ishte ndryshe. Është një rezolutë e Dick Martyt, që në këtë dynja jo gjithmonë bën punë të mbara. Ai ngre një akuzë të jashtëzakonshme që për medien dhe opinionin është një ushqim i jashtëzakonshëm. Akti politik që ndërmori Shqipëria është një akt politik i duhur dhe i drejtë, meriton veç duartrokitje. Cunami që pasoi në Tiranë pastaj është në mënyrë lebetitëse dëshpërues. Në Tiranë dhe Prishtinë dashuria jepet qelepir për hir të urrejtjes. Askush nuk shikon thelbin e asaj që ndodhi në atë sallë, por merren me detaje të vogla. Askush nuk u mor me thelbin, duhej të bëhej apo jo, a është e nevojshme që ne ta bëjmë dhe ta bëjë Shqipëria një akt të tillë apo jo. Ata merren me Edi Ramës. Ky është i lig, dhe çdo gjë që bën ai është e ligë. Kjo është opozita reaktive, që çdo gjë që ndodh, po ndodhi gjatë mandatit të Edi Ramës është e ligë. Ashtu siç mendonin deri dje socialistët e Edi Ramës për ato që ndodhin nën mandatet e Sali Berishës.

Lorenc Vangjeli: Është një akt politik dhe dinjitoz. Nga të rrallat rast të tilla që Shqipëria tenton të ketë dinjitet. Problem i madh në sallë është se merren me individin.

Edhe vetë Evropa ka probleme, vetëm Zoti është i pagabueshëm.

Të fundit

Debat i ashpër në parlament! Noka: Mamica e Kuvendit. Spiropali: Kujdes me fjalët

Një debat u zhvillua në parlament mes deputetit të PD, Flamur Noka, dhe kryetares së parlamentit Elisa Spiropali. Noka akuzoi...

Rama, 60 minuta në Bashkinë e Vlorës, kërkoi angazhim për mbarëvajtjen e sezonit turistik

Për 60 minuta, kryeministri Edi Rama ishte në Bashkinë e Vlorës. Kreu i qeverisë zhvilloi një takim me kryebashkiakun e qytetit, Ermal Dredha. Mësohet se në...

Kryemadhi për Blushin: E largoi Metën nga shtëpia, s’po lejon fëmijët të takojnë babain

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi ka sulmuar Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një prononcim për gazetarët para se të hynte në...

Amerika e Trumpit po fillon të duket gjithnjë e më shumë si Kina

Nga Jacob Dreyer* Dikur, shumë amerikanë besonin se Kina do të bëhej në mënyrë të pashmangshme më shumë si ne, vetëm nga fakti që po...

Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit, 29 vatra zjarri të raportuara

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri, nga të cilat 2 vatra janë ende aktive. Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë...

Lajme të tjera

Web TV