Masakra në Klos/ Sociologu me tone të forta: Shoqëria shqiptare ka dalë nga binarët!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vrasja e 3-fishtë në Klos, është komentuar dhe nga sociologu Gëzim  Tushi.

I ftuar në emisionin ‘Sot Live Tushi tha se krimi në shoqërinë shqiptare është banalizuar dhe se “ka dalë jashtë binarët”.

“Një ngjarje shumë e rëndë, një krim banal, që sido ta interpretojmë, është krejtësisht banale, të merren 3 jetë njerëzish dhe 2 viktima, është tregues që emancipimi i shoqërisë sonë është akoma shumë larg, në fakt krimi në shoqërinë shqiptare në këto 3 dekada, në vend të zbutej, mendoj që krimi në shoqërinë shqiptare, ky është rasti se si është banalizuar krimi dhe adaptimi me krimin, shoqëria shqiptare ka dalë nga binarët dhe krimi është demokratizuar”, tha Tushi.

Ai shtoi se vrasje për motive të tilla, siç ishte rasti në Klos, tregojnë se si familja shqiptare nuk po kryen më funksionin e saj parësor, atë të edukimit, ku në vend që të zgjidhin mosmarrëveshjet me anë të debatit, janë zgjedhur “forma mesjetare”, siç ai e quajti.

“Marrëdhënie intime filmime dhe pastaj presion dhe familjarët kanë gjetur rrugën më të gabuar. Pjesa më e madhe e këtyre situatave kriminale, burojnë se institucionet kryesore, familja, shkolla, institucionet fetare, mediat, nuk janë në rolin e tyre adekuat. Nuk e di se si një familje, për shkak se zbulo se 2 të rinjtë kanë lidhje intime duhet të jetë shkak për krime. Mungesa e komunikimit ka çuar që krimi të marrë përmasa të mëdha. Më duket sikur jemi në një spital psikiatrik, se ke frikë se dikush do ta marrë jetën, shoqëria modern kështu është, por gjenden instrumente, këto janë forma mesjetare. Këtë duhet ta kultivojë familja”, përfundoi Tushi.

Të fundit

“Dragoi blu” sa gishti i dorës mbyll disa plazhe në Spanjë

Një krijesë jo më e madhe se gishti i vogël i dorës ka mbyllur përkohësisht disa plazhe në Spanjë...

24 gusht 1954: Getúlio Vargas kryen vetëvrasje në pallatin presidencial të Brazilit

Më 24 gusht 1954, presidenti i Brazilit Getúlio Vargas, një nga figurat më të rëndësishme politike në historinë braziliane, kryen vetëvrasje në pallatin presidencial...

Situata e zjarreve në vend: Evidentohen 10 vatra, vetëm një nën monitorim

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një njoftim lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë. Sipas këtij njoftimi, që prej orës 09:00, e deri...

Horoskopi ditor, 24 Gusht 2025

Dashi Sot do keni me shume nevoje se kurrë te verifikoni ndjenjat e atij qe keni ne krah. Gjeni mënyrën e duhur për ta bere...

Ndërpritet programi T4 i eutanazisë në Gjermaninë Naziste, pas mbetën 300 mijë viktima

Programi i eutanazisë "Aktion T4" ishte një nga kapitujt më të errët të regjimit nazist në Gjermani. Filloi në mënyrë të organizuar rreth vitit...

Lajme të tjera

Web TV