Nga Erald Shulla
Në momentin që u hodh shorti për grupet eliminatore në Euro 2024, mu kujtua pjesëmarrja në të vetmin kompeticion të kombëtares tonë të futbollit Francë 2016. Pjesëmarrja për ne shqiptarët kanë qënë emocione të papërshkrueshme e kombëtares tonë të futbollit në kampionatin Europian të zhvilluar në Francë në 2016. E gjithë historia në eliminatoret e atëhershme erdhi mundimshëm për ne, si në çdo gjë që ndodh për ne shqiptarët vjen mundimshëm, si e gjithë historia jonë e mundimshme, por edhe pse kështu, ne kemi treguar që me shumë mund ne ia dalim të mbijetojmë e të vazhdojmë përpara. Francë 2016 u bë e mundur nga heronj të vërtet në fushë dhe jashtë saj, në tapetin e gjelbër ishin heronjtë tanë kapiteni Cana me shokë e jashtë saj, Ballist Morina me miliona zemra shqiptarësh që dëshironin të realizonin një ëndërr të kahershme, ëndërr e trashëguar nga breza të tërë që Shqipëria të ishte pjesëmarrëse për herë të parë në një kompeticion futbolli. E kjo u realizua, “Bac u kry” mijëra shqiptarë u nisën nga të katërta anët e globit drejt Francës, për të shijuar kampionatin europian. Të gjithë me veshje kuq e zi e me plis në kokë mbushën baret dhe restorantet mondane të Francës. Kudo këndohej kënga e mrekullueshme, kënga hit e Flori Mumajesit dhe Elvana Gjatës “Kuq e Zi”, një atmosferë elektrizuese dhe madhështore në rrugët e qyteteve franceze. Unë e kam përjetuar këtë emocion të veçantë, kujtim i paharruar, Shqipëria jonë në Europian, do ishte bashkë e të luante me ekipet kryesore që kanë bërë historinë e futbollit. Aty ishim edhe ne për herë të parë, kuriozitet për ne por edhe për vendet e tjera që do shikonin skuadrën Shqiptare për herë të parë. Çdo gjë shkoi bukur, si hera e parë, por kërkohen tashmë e nevojiten eksperienca dhe emocione të tjera.
Duart e yllit të futbollit gjerman Jurgen Klisman kapën goglën ku ndodhej Albania për të caktuar grupin dhe skuadrat kundërshtare për eleminatoret e Euro 2024 në Gjermani. Urova direkt që duart e is- kampionit të botës në 1990 dhe kampionit të Europës në 1996 të ishin fatsjellëse për skuadrën tonë. Por vetëm fati nuk mjafton, edhe pse fati është tepër i rëndësishëm dhe deçiziv në futboll, duhet edhe punë e madhe, strategji, përgatitje dhe dëshirë. Grupi ku ndodhemi në dukje është po aq favorizues sa dhe i vështirë. Ne kemi përballë dy skuadra të forta që janë favorizuese, kombëtaren polake dhe atë çeke. Skuadra me eksperiencë të madhe, prandaj ne na duhen të gjitha bashkë edhe mobilizimi maksimal por edhe fati. Kombëtarja jonë e futbollit ka sot në përbërje lojtar shumë të mirë, lojtar këta që luajnë klubet të mëdha siç janë Asllani, Broja, Manaj, Bajrami, Hysaj etj. Por kombëtarja kërkon dhe një trajner, që më shumë se një përgatitës të jetë dhe një strateg i mirfilltë dhe objektiv si për shembull ish-trajneri i Kombëtares Gianni De Biasi. Që duhet të studiojë mirë kundërshtarët dhe të ndërtojë strategjinë e kualifikimit, kë do zgjedhë nga dy ekipet kryesore për të fituar, ndoshta të dyja nuk i mundim dot, por me njërën duhet të jemi të vendosur për të fituar me mund dhe me fat. Përse e po e përmend fatin kaq shumë, sepse skuadra jonë e kombëtares ka zhvilluar me dhjetëra ndeshje shumë të mira, lojë të bukur gola, por është një moment i errët fundi i takimit ku po kthehet në makth, e pësojmë gjithmonë në fund si me magji. Ne dhe këtë aspekt duhet ta studiojmë mirë, që të mos na ndodhë më ku bëjmë lojë të bukur dhe humbasim. Tashmë na duhet rezultati dhe jo aq shumë loja e bukur. Kujtim i bukur mbetet fitorja, kualifikimi, kjo na duhet. Kam përshtypjen që dhe federata do vendosë për një trainer të ri për Kombëtaren, për një motivim të ri një ndryshim. Sepse misioni i Edi Rejas ka përfunduar, mendoj që duhet sa më parë për të harruar rezultatet negative. Unë mendoj që Shqipëria mundet ka potencialin t’ia dalë dhe të kualifikohet në Euro 2024 në Gjermani, kemi nevojë për emocione të reja për të vazhduar përpara me futbollin. Por që të mos humbasim një biletë në minutat e fundit për në Euro 2024, duhet të përgasatitemi edhe mos ia lëmë vetëm në dorë fatit. Fati u përcaktua nga duart e Jurgen Klismanit, tani duhet puna.