U bë shkak për masakrën e Klosit/ “Vajza të largohet urgjentisht nga andej”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktivistja e Shoqërisë Civile, Sevim Arbana, ka folur për ngjarjen e rëndë që ndodhi dy ditë më parë në Klos, ku humbën jetën tre persona dhe u plagosën dy të tjerë.

Në një intervistë për “Euroneës Albania”, Arbana theksoi se vajza, e cila dyshohet se u bë shkak i masakrës, duhet të largohet urgjentisht nga Klosi.

Sipas saj 16-vjeçarja duhet të shkojë në një vend që nuk e njeh askush, ndërsa theksoi se duhet të fillojë një trajtim psiko-social.

“Tani i gjithë problemi është vajza. Nëse ne shoqëria, institucionet, do ta lëmë këtë vajzë atje kjo vajzë nuk jeton më, do të jetë një kufomë që vetëm merr frymë.

Ajo është rëndë psikologjikisht, nga njëra anë vdekja e të atit që do ta rëndojë gjithë jetën, dhe nga ana tjetër presioni i komunitetit shoqëror që fajëson vajzën dhe vetëm vajzën. Institucionet tri ditë bëjnë zhurmë dhe e harrojmë.

Vajza urgjentisht duhet të largohet nga andej, të çohet në një vend që askush nuk e di se ku do të jetë. Të fillojë një trajtim psiko-social shumë të fortë. Ne duhet të ndërhyjmë. Unë jam e sigurt që asnjë nuk do të bëjë gjë sepse do harrohet”- theksoi ajo.

Të fundit

78 mln euro për dy sulmues, Bayern “peshkon” tek Arsenali

Bayern po vuan më shumë se kurrë për të kryer transferimet e duhura në merkaton e verës. Klubi bavarez...

1203 – Kryqëzata e Katërt dhe pushtimi i Kostandinopojës

Më 17 korrik 1203, gjatë Kryqëzatës së Katërt, një flotë e fuqishme venedikase që mbante kryqtarët perëndimorë, sulmoi dhe pushtoi Kostandinopojën, kryeqytetin e Perandorisë...

Meta: Nuk jam i zhgënjyer nga vendimi, por mezi pres…

Nga qelia ku po qëndron prej 9 muajsh lir Meta thotë se nuk është i zhgënjyer nga vendimi Apelit të Posaçëm që e la...

Shabani nuk heq dorë, Lapaj kundërpërgjigjet duke kaluar mandatin tek anëtarja e tij

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” firmosur mes Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabanit tashmë është prishur pas përplasjeve të dy “miqve”. Daja i këtij të fundit, Zeqir...

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë! Raportohen dy të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen nr. 4 të Sarandës, pranë stadiumit të qytetit, ku janë dëgjuar të shtëna...

Lajme të tjera

Web TV