Ndërron jetë Vito Kapo, ish-drejtuese e lartë në komunizëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër drejtuese e lartë gjatë periudhës së komunizmit në Shqipëri, Vito Kapo, ka ndërruar jetë sot në moshën 97 vjeçare. Përpara viteve ’90, ajo ka mbajtur postin e ministres së Industrisë së Lehtë dhe ishte kryetare Bashkimit të Grave.

Vito Kapo ishte gruaja e Hysni Kapos, ish-zv.kryeministër dhe një prej drejtuesve kryesorë të periudhës së errët të komunizmit në Shqipëri.

Vito Kapo u lind më 9 nëntor 1922 në Nivan të Zagorisë. Më 1941 mbaroi Institutin “Nana Mbretneshë” të Tiranës. Më 1943-44 ishte anëtare e sekretare organizative e Komitetit Rajonal të Partisë Komuniste për Gjirokastrën. Në korrik-nëntor 1944 punoi si sekretare e diktatorit Enver Hoxha pranë Shtabit të Përgjithshëm në Helmës dhe Odriçan.

Pas ardhjes në fuqi të komunistëve, në korrik 1945 deri në maj 1946 punoi atashe shtypi në legatën shqiptare në Beograd, ku i shoqi shërbeu si ambasador. Më vonë u emërua Drejtoreshë e Arsimit të Lartë dhe për një kohë shumë të gjatë ka drejtuar Bashkimin e Grave të Shqipërisë.

Nga viti 1982 deri më 1990 ka qenë ministre e Industrisë së Lehtë.

Burri i saj, Hysni Kapo, konsiderohet si një prej përgjegjësve kryesorë për krimet e ndodhura gjatë komunizmit në Shqipëri.

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV