Musk i ndërpret internetin Ukrainës, kërkon financime për satelitët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elon Musk rikthehet në qendër të vëmendjes. Miliarder i Space X deklaron se kompania e tij nuk mund të financojë “pafundësisht” shërbimin e internetit në Ukrainë me terminalet e saj Starlink.

Në shkurt kur nisi lufta, njeriu më i pasur në botë aktivizoi sistemin e internetit satelitor të kompanisë së tij në Ukrainë për të mbajtur online ushtrinë dhe banorët ukrainas.

“Space X nuk po kërkon të rikuperojë shpenzimet e kaluara, por gjithashtu nuk mund të financojë sistemin ekzistues për një kohë të pacaktuar”, shkroi Musk në Twitter.

Starlink punon duke ofruar internet me brez të gjerë përmes një rrjeti satelitësh. Ajo ka rezultuar jetike për ushtrinë e Ukrainës teksa lufton për të rimarrë tokën ukrainase nga Rusia.

Por kjo bamirësi mund të marrë fund. CNN publikoi dokumente ku thuhet se Space X i ka kërkuar qeverisë amerikane të financojë teknologjinë, çka mund të kushtojë 400 milionë dollarë vitin tjetër.

Kohët e fundit miliarderi Elon Musk provokoi zemërimin e Kievit duke i sugjeruar të lëshojë territore.

Të fundit

Marrëveshjet për migrantët/ Çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?

Cepi juglindor i Evropës, përfshirë Kosovën, po shndërrohet në terrenin ku shtetet më të fuqishme përpiqen të zhvendosin një...

Netanyahu sulmoi Iranin për të shmangur një ‘kërcënim ekzistencial’

Jonathan Freedland Ky është një konflikt 30-vjeçar. Benjamin Netanyahu fliste për kërcënimin e një bombe bërthamore iraniane që në vitet 1990 dhe që atëherë nuk...

Tensionet Iran-Izrael, Britania dërgon avionët luftarakë

Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, ka njoftuar se Mbretëria e Bashkuar po dërgon më shumë avionë luftarakë në Lindjen e Mesme, si përgjigje ndaj...

Nesër samiti i SEECP/ Presidenti Begaj pret nesër kryetarët e shteteve anëtare në Tiranë

Presidenti Bajram Begaj do të presë të hënën më 16 qershor në Tiranë, kryetarët e shteteve dhe delegacioneve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës...

Pas dorëheqjes së Ermal Onuzit, emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës!

Pas dorëheqjes së Ermal Onuzit, me urdhër të Ministrit të Brendshëm, Simon Zereci, me gradën Drejtues i Lartë dhe funksion Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i...

Lajme të tjera

Web TV