Putini vazhdon të kërcënojë me përdorimin e armëve bërthamore duke rritur frikën kudo në botë.
Mirëpo, qenka më e tmerrshme seç mendonim.
Gjatë një interviste për The Sun, eksperti i fatkeqësive Paul Ingram paralajmëroi gjithashtu për pasgoditje apokaliptike nga çdo konflikt bërthamor.
“Përveç vdekjeve të menjëhershme, një sulm bërthamor do të shkaktonte aq shumë blozë dhe radioaktivitet sa do të mbulonte diellin për disa vite,” tha ai.
“Kjo do të çonte në vdekjen e deri në pesë miliardë njerëzve në mbarë botën.”
Po ashtu, ai shtoi se temperaturat do të shënojnë ulje në të gjithë botën deri në 16 gradë Celsius. “Në qendër të Londrës, ne jemi më të rrezikuar nga shpërthime të drejtpërdrejta dhe rrezatim, por askush nuk do të ishte i sigurt”, tha ai.