Me dy breshka nga zyra, Rama jep mesazhin: Nisim rrugën drejt fitores së zgjedhjeve!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një mesazh të veçantë nga zyra e tij.

Rama ka ndarë një video teksa futet në zyrën e tij, ku shihen dy breshka dhe jep një mesazh për zgjedhjet vendore.

Rama u uron qytetarëve një javë të mbarë teksa thotë se ka nisur rruga e re për fitoren e zgjedhjeve vendore. Ndër të tjera ai uron që të ketë sa më shumë shi për të përballuar krizën energjetike.

“Mirëmëngjesi, një ditë e re, një jave e re, në zyrën e Partisë Socialiste, për të nisur edhe një rrugë të re, drejt një fitore të re, atë të zgjedhjeve vendore. Në dialogun me komunitetin në të gjithë Shqipërinë, për qeverisjen vendore dhe për të sfidat e përbashkëta. Paçi një javë të mbarë, me sa më shumë shi mundësisht. Shiu nuk duhet të na harrojë, pasi na duhet për të luftuar me inflacionin e luftës së Putinit, që nuk e kemi sjellë ne, por duhet të bëjmë çmos ta lehtësojmë sa më shumë për të gjithë ju”, dëgjohet të thotë Rama në video.

Të fundit

Monika Kryemadhi ndryshon profesion, merr pjesë si aktore filmi

Pas një muaji intensiv ku çdo ditë bëri fushatë për ish-bashkëshortin e saj, Ilir Metën, Monika Kryemadhi si i...

Ukraina ngre alarmin: Rusia kreu sulmin më të madh me dron që nga fillimi i pushtimit

Ukraina thotë se Rusia ka nisur sulmin e saj më të madh me dronë që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë, duke...

Berisha takon Presidentin e IDU në Bruksel: E njoha me farsën zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me Presidentin e IDU-së, Stephan Harper, në Bruksel. Lajmin e ka bërë...

Mori rreth 23 mijë vota, Gonxhe: “Nuk kam detyruar askënd”

Një ndër njerëzit që u votuan më së shumti në zgjedhjet e 11 Majit ka qenë ministri Blendi Gonxhja. Mbi 22800 qytetarë të Tiranës...

Papa Leoni XIV shkeli protokollin! Pse nuk lejohet përqafimi i vëllait?

Nën qiellin e hapur të Sheshit të Shën Pjetrit dhe përballë një turme prej qindra mijëra besimtarësh dhe liderësh botërorë, Papa Leoni XIV ka...

Lajme të tjera

Web TV