Dyshohet se nxori në pritë të dashurin e saj Martin Çeço, lihet në burg Martina Pajollari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka dhënë sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për Martina Pajollarin, e cila dyshohet si e përfshirë në vrasjen e Martin Çeços. Lidhur me këtë ngjarje më herët janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë.

‘Molla e sherrit’ Martina Pajollari, e njohur si Tina, u arrestua pasi konfirmoi para policisë se ka qenë e pranishme në vendin e krimit. E gjitha nisi me dëshirën e familjes së Martinit për ta fejuar djalin me Martina Pajollarin, që në zonë e njohin Tina.

Nga dëshminë e saj ka pranuar se ishte e pranishme në vendin e krimit, por më pas para mediave e ka mohuar duke thënë se është ndjerë nën presionin e policisë. Të dyshuar për vrasjen që tashmë ndodhen pas hekurave janë Valter Mollaj i mbështetur nga Edlir Mollaj dhe i shoqëruar nga bariu i tij Blenti Angjo.

Dëshmia e saj në polici se ka qenë në vendin e krimit ku u ekzekutua Martin Çeço dhe u inskenua si vetëvrasje është mbështetur dhe nga Blenti Angjo. Pista e hetimit lidhet vetëm me vrasjen për shkaqe xhelozie, pasi paraprakisht dyshohet se vajza ka pasur lidhje dashurie me 43-vjeçarin Valter Mollaj, i martuar. Fakti që të rinjtë flisnin shpesh me njëri tjetrin zemëroi Valter Mollajn, i cili planifikoi vrasjen e të 26-vjeçarit.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut ishte favoriti kryesor. Londinezët kanë...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Lajme të tjera

Web TV