Universitet e rretheve/ Pedagogët: Nëse s’plotësohen kushtet, bojkot të procesit mësimor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe Universitetit e tjera të vendit i janë bashkuar sot bojkotit të mësimit teksa përkon me nisjen e vitit të ri akademik.

Profesori Arjan Gjini, kreu i sindikatës së pedagogëve në Gjirokastër në një prononcim për gazetaren Brikena Metaj tha se bojkoti do të vijojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

“Stafi akademik dhe studentët i kanë mirëpritur këtë protestë. I jemi bashkuar protestës, pasi prurjet janë të ulëta. Nëse do ecim me këto ritme, do mbyllet ky universitet. Ne kërkojmë që ligjvënësit të gjejnë rrugët e duhura dhe të rijetëzohet jeta në Universitete. kjo është një bashkëpunim i brendshëm. nëse do hyjmë në auditorë, ato janë boshë. Askush nuk është në auditorë. Ne përpiqemi që kjo protestë të arrijë rezultatin e duhur, që të plotësohen kërkesat. Ka disa problematika që i janë bashkuar protestës. Ne do të mblidhemi dhe të shpresojmë që protesta të jetë në të mirë të arsimit të lartë në Shqipëri.”, tha Gjini.

Ndërkohë, edhe Universiteti ‘Aleksandër Moisiu’ është bojkotuar mësimi nga ana e pedagogëve, ku stafi akademik vijon protestën.

 

E njëjta situatë ndodh dhe në universitetin e Shkodrës “Liugj Gurakuqi”, si dhe në atë të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.

 

Të fundit

Emergjencat Civile: Deri në orën 16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën 16:00 janë...

Zelensky i propozon Trump një marrëveshje të re

Vladimir Zelensky ka propozuar një marrëveshje të re strategjike me Shtetet e Bashkuara, ku Ukraina do të ndante teknologjinë e saj të avancuar të...

Monedha euro po zbret nën 97 lekë! Valutat tkurren, jo çmimet

Ditë të vështira po regjistrohen për shqiptarët që mbahen me remitancat, për ata që i mbajnë kursimet e tyre në valutë ose i kanë...

Vjosa Osmani zbulon planin serb: Ja cilat ishin lëvizjet në kufi

Presidentja Vjosa Osmani mbajti pasditen e së enjtes një konferencë për media ku zbuloi planin serb për përshkallzimin e situatës në Kosovë. Sqarimi erdhi pas...

Era favorizon zjarrin, flakët nuk po ndalen në pyjet e Drenovës

Flakët të favorizuara nga era e fortë pasditen e sotme kanë avancuar nga masivi pyjor i Drenovës drejt kodrave të Gorishovës duke u...

Lajme të tjera

Web TV