“Mezhgorani”/ Lista me emrat e 28 të arrestuarve; dosja e ‘fjetur’ prej muajsh zgjon policinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dosja e ‘fjetur’ prej muajsh zgjon policinë. 35 urdhër arreste, përgjime audio dhe video! Bien në pranga biznesmenë, gazetarë, avokat dhe një sërë bashkëpunëtorësh

Nga Nikoleta Kovaçi

“Hajde se duhet të japësh ca sqarime në lidhje me studion tënde ligjore”. Kjo ka qenë arsye që i është thënë Henri Çilit, analistit, gazetarit dhe botuesit, i cili në momentin kur është paraqitur ka mësuar se ishte ndaluar avokati Ilir Korbi. Çili ka shkuar të sqarojë për atë që ishte thirrur dhe më pas ka kërkuar të mësojë më shumë hollësi mbi ndalimin e mikut dhe bashkëpunëtorit të tij, Korbi! Si duket, aty policia i ka bërë të ditur se ndaj tij ekziston një urdhër ndalim e për pasojë Henri Çili është shoqëruar dhe më pas është ndaluar. Për shumë orë me radhë gjithçka u mbajt në një sekret të plotë ndërkohë që u krye një operacion i gjerë në rang vendi. U tha se RENEA kishte mbërritur në Lazarat dhe se kishte ndërhyrë në disa banesa dhe kishte mundur të sekuestronte  armë, municione dhe sende të tjera të palejuara. Po vetëm kaq. Ndërkohë mësohet se operacioni në Gjirokastër është organizuar për të zbuluar të dhëna mbi një person që sipas tyre duhej të sillej në pranga. Bëhet fjalë për Gazmir Ajdini, i riu që sipas gjithë asaj që u zhvillua, u tha dhe u publikua ditën e djeshme është edhe ‘molla e sherrit’ të krejt historisë së të paktën 28 arresteve, e mbi të gjitha arrestimit të kunatit të tij dhe të një ndërtuesi në Shkodër! Policia në të dhënat e deklaratës dhe prokuroria në hetimet e publikuara në media tregojnë se Gazmir Ajdini, gjatë operacionit të organizuar në Gjirokastër është arrestuar me një sasi tritoli në mjet. Ai, gjithnjë sipas policisë, ishte porositur nga një i burgosur në Burrel, por nuk bëhet e ditur nëse sasia e tritolit do t`i shkonte të burgosurit brenda qelisë apo do ta çonte në ndonjë vend tjetër kunati i botuesit dhe biznesmenit Çili! Ndërkohë që lajmi i arrestimit u bë publik nga vetë kreu i Policisë së Shtetit u mësua se çështja e djemve të Adil Alikos ishte në Gjykatën e Lartë. Për momentin në këtë gjykatë në fakt është vetëm një gjyqtar, i cili pas daljes së të dhënave pranoi njohjen me Henri Çilin por mohoi ta kishte takuar ndonjëherë. Bëhet fjalë për Ardian Dvoranin, gjyqtari që më së fundi është edhe në mes të përplasjeve më të mëdha institucionale që ka pësuar vendi viteve të fundit!

‘Kurthi”

Në një operacion të vitit 2015 në Lazarat, që u quajt në fakt “Lazarat 2”, në rrethana misterioze dhe ende te paqarta u vra efektivi që ndodhej atë ditë më policinë Ibrahim Basha. Ngjarja tejet ë rëndë bëri që policia dhe prokuroria të shenjëstronin një grup të rinjsh dhe pas arrestimit të tyre ata u hetuan edhe për ngjarjen e rëndë ku u vra një efektiv që gjendej në radhët e RENEA-s atë ditë në operacion. Ndër të ndaluarit ishin edhe djemtë e Adil Alikos e madje, njëri prej tyre u akuzua drejpërdrejt vrasjen e të riut Basha! Është konkretisht kjo vrasje dhe kjo histori që ka futur në një kurth të ri një mori personash të tjerë, ndër ta emra të njohur të botës së biznesit. Policia dhe prokuroria kanë bërë publike disa të dhëna shumë të rëndësishme sipas tyre të hetimit disa mujor, që sipas tyre nis në Përmet në shtator kur po bëhej një transport droge e mbaron tek një telefonatë që sipas tyre Henri Çili ka bërë me kreun e Kadastrës së Shkodrës për kalimin e disa pronave që ishin marrë në Velipojë në emrin e bashkëpunëtorit të tij. Por prokuroria dhe policia nuk bëjne me dije se me kë zyrtar të lartë ka diskutuar botuesi dhe analisti për të ndërhyrë tek Gjykata e Lartë që ka vetëm një gjyqtar dhe ai është Ardian Dvorani! Kështu ata pretendojnë se Çili është parë dhe përgjuar në një hotel me zyrtarin që më pas do të ndikonte tek Gjykata e Lartë për të nxjerrë nga burgu djemtë e Adil Alikos!

Lexo edhe :  Protesta e PD/ Ngjela: Berisha duhet të ikë, nuk ka mbështetje

Pjesë nga dosja e Prokurorisë!      

“Në Gjykatën e Lartë, është në listë pritje për t’u gjykuar dosja e Arbjon dhe Alban Aliko! Adili babai i tyre besohet të ketë zhvilluar një takim në Tiranë me Henri Çilin, duke i kërkuar që ta ndihmonte në Gjykatën e Lartë, për zgjedhjen e çështjes së djemve të tyre. Takimi dyshohet se është zhvilluar më 7 dhjetor 2019 dhe biseda është përgjuar dhe filmuar nga oficerët e policisë. Pikërisht në këtë takim besohet se Adili, i ka kërkuar Çilit që ta ndihmonte dhe kundrejt ndihmës që ai do i jepte, do e shpërblente financiarisht. Nga biseda e përgjuar del se Aliko do i jepte Çilit një shumë prej 700 mijë euro, dhe disa apartamente në zonën e Velipojës dhe një sipërfaqe toke në Gjirokastër. Me sa duket i joshur nga oferta ekonomike e bërë nga Adil Aliko, Çili ka pranuar që përmes njohjeve të tij në gjyqësor, të fillojë punën për krijimin e situatës me qëllim për të zgjidhur çështjen në Gjykatën e Lartë. Por Gjykata e Lartë momentalisht nuk ka gjyqtarë dhe për pasojë Çili mësohet se i ka premtuar Adil Alikos, se me t’u formuar Gjykata e Lartë, çështja e djemve të tij, do jetë ndër të parat që do merret në shqyrtim gjyqësor.

Për të nisur punën tek gjyqtarët dhe vendosur urat e komunikimit me ta, Çilit besohet se i janë dhuruar sipërfaqe toke dhe dy apartamente nga shoqëria “Fishta” në Velipojë, që zotërohet nga biznesmeni Sait Fishta. Kontratat e dhurimit besohet se janë bërë në 10 janar 2020 dhe se personi që është paraqitur tek noteri dhe ka firmosur në emër të Henri Çilit dyshohet të jetë Betim Shkupi, në emër të të cilit do kalonin dhe pasuritë në hipotekën e Shkodrës dhe Gjirokastrës. Në përgjimet e kryera nga prokuroria dhe policia, rezulton se mes Çilit dhe kunatit të tij ka dhjetëra biseda që flasin për këtë çështje, madje duke falënderuar dhe njëri-tjetrin për punën e bërë në shërbim për zgjedhjen e çështjes së vëllezërve Aliko. Është një tjetër përgjim ku Henri Çili bisedon me kreun e Kadastrës në Shkodër, duke i kërkuar të përshpejtonte aplikimin për regjistrimin e dy pasurive në Velipojë. Biseda është kryer në muajin shkurt. Këtu Çili është fotografuar dhe filmuar nga policia e Tiranës, teksa konsumon një kafe me një gjyqtar në një hotel të rëndësishëm në Tiranë. Në këtë takim besohet se ka qenë dhe pedagogu i UET-së dhe avokati Ilir Korbi. Nga ana tjetër në përgjimet e tjera rezulton se anëtarë të fisit Aliko në Gjirokastër, fillojnë të mbledhin para borxh në njerëzit e afërt të tyre me qëllim dhënien e Henri Çilit. Paratë mblidheshin dhe më pas Lazo Aliko, dyshohet që ja dorëzonte Gazmir Ajdinit dhe më tej ky i fundit besohet se ja dorëzonte Henri Çilit. Mësohet se Aliko është arrestuar në momentin kur do dorëzonte 10 milion lekë të vjetra, tek Gazmir Ajdini”.

Të fundit

Gjermani, presidenti shpërndan parlamentin: Zgjedhje të reja në 23 shkurt

Presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier vendosi të shpërbëjë Bundestagun dhe të shpallë e parakohshme, të domosdoshme në këtë pikë...

Psikologjia e turpit: Pse e ndiejmë dhe si ta përballojmë?

Nëse jeni ndjerë ndonjëherë të turpëruar për diçka që keni bërë apo diçka që ju ka ndodhur, nuk jeni vetëm. Turpi është një emocion...

Paola Napolitano zgjidhet në krye të Departamentit për Ruajtjen e Kulturës Arbëreshe

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshet bëri me dije se, në krye të Departamentit për Ruajtjen e Kulturës Arbëreshe, të fondacionit kulturor “Paola...

Bulqizë/ Qytetari denocon: Qëlluan me armë zjarri në qytet

Një qytetar nga Bulqiza ka bërë kallëzim në komisariatin e Bulqizës, se  kanë qëlluar me armë zjarri në Bulqizë. Bulqizë-Një qytetar nga Bulqiza ka bërë kallëzim...

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit

Jemi në prag të Vitit të Ri dhe në të gjithë vendet e botës, në sheshet e qyteteve, qendra tregtare apo shtëpi nuk mungon...

Lajme të tjera

Web TV