29 shkurti që ndodh çdo 4 vite, 10 kuriozitete që duhet t’i dini

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Viti i brishtë është viti në të cilin muaji Shkurt i ka 29 ditë. Kjo dukuri paraqitet çdo katër vite.  Domethënë vitet e brishta janë shumëfisha të numrit 4 çdo vit ka 365 ditë , por viti i brishtë ka 366 ditë , pasi muaji shkurt në çdo 4 vite ka 29 ditë.

Një rrotullim i plotë i Tokës rreth Diellit zgjat ekzaktësisht 365.2422 ditë, por në kalendarin Gregorian viti ka 365 ditë. Prandaj, “viti i brishtë” është shtuar për të mbajtur orën dhe kalendarin në sinkronizim me Tokën dhe stinët e saj.

10 gjëra për 29 Shkurtin

1. Dita ekstra është e nevojshme për shkak të ‘rrëmujës’ së sistemit tonë diellor. Një rrotullim i plotë i Tokës rreth Diellit nuk merr një numër ekzakt nga të gjitha ditët (një rrotullim i plotë i Tokës rreth Diellit në fakt merr 365.2422 ditë).

2. Që prej kohës kur Julius Caesar erdhi në pushtet njerëzit vrojtuan kalendarin 355 ditor, me një muaj 22 ditorësh shtesë çdo dy vjet. Por kjo ishte një zgjidhje e ndërlikuar pasi ditët e festave po kalonin në stinë të ndryshme. Kështu që Caesar urdhëroi astronomin e tij Sosigenes t’i thjeshtojë gjërat. Kështu ai vendoi që të kemi 365 ditë në vit me një ditë ekstra çdo katër vjet (secili vit është teknikisht 365.242 ditë i gjatë). Kështu lindi edhe 29 Shkurti.

3. Çdo katër vjet është një vit i brishtë, si një rregull i pranuar.
Viti ka 365 ditë dhe një çerek shtesë. Është njëlloj sikur të thuash që ndodh çdo 4 vjet. Por në fat është shumë më pak se kaq. Dilema për këtë u zgjidh nga Papa Gregory XIII dhe astronomët e tij të cilët themeluan kalendarin Gregorian në 1582, që humbiste tre ditë të brishta çdo 400 vjet. Dhe që atëherë njëzërimi s’ka sjellë një sistem tjetër ta hedhë poshtë apo ta zëvendësojë këtë.

4. Pse është 29 Shkurti dhe jo 31 Shkurti?
‘Çdo muaj ka 30 ose 31 ditë, por Shkurti vuan nga egoja e perandorit romak Caesar Augustus’, thotë Stewart. Nën Julius Caesar Shkurti ka 30 ditë por kur erdhi Augustus u ankua se muaji i tij ‘August’ kishte vetëm 29 ditë dhe dita e paraardhësit të tij Julius ‘July’ është me 31 ditë. Kështu shtoi disa ditë tek Gushti që të ngjante i barabarte me Korrikun dhe mbeti i ‘varfër’ Shkurti.

Lexo edhe :  10 shpikje teknologjike që nuk ekzistonin në vitin 2000

5.Tradita e gruas që propozon në vitin e brishtë i është atribuar një sërë figurash. Një nga më të dëgjuarat është ajo e St. Bridget në shekullin e 15-të. Thuhet se ajo ka shprehur pakënaqësinë që gratë duhet të presin shumë gjatë që t’i propozohet martesë. ST.Patrick kështu i dha gruas një ditë të vetme që ajo të propozojë partnerin.

6. Një lutje e shkruar nga një klerikë femër për njerëzit që kanë planifikuar një propozim martese për vitin e brishtë. Lutja kërkon që të bekohen çiftet e fejuara.
“Zot i dashurisë, të lutem beko N dhe N që ato të përgatiten për martesën. Beko familjet e tyre dhe të miqve gjatë kohës që ato përgatiten për këtë ditë speciale dhe në ato në vazhdim. Amen”.

7. Praktika e martesa në vitin e brishtë ka kuptime të ndryshme në vende të ndryshme të botës. Në Danimarkë nuk është data 29 shkurt por 24 dita e propozimeve nga femrat, që kthehet pas në kohën e Caesar. Në Greqi martesa në vitin e brishtë quhet e pafat dhe shumë çifte e shmangin atë.

8. Shansi të kesh lindur në ditët e 29 të Shkurtit është 1 në 1.461.

9. Kalendarët e tjerë përveç atij Gregorian kërkojnë vitet e brishta. Kalendari modern iranian është një kalendar diellor me 8 ditë shtesë të ndërfutura në 33 cikle vitesh. Kalendari indian dhe ai i Bangladeshit e kanë të ngjashëm kohën kur bie dita ‘shtesë’ me atë Gregorian.

10. Eksploruresi Christopher Colombus përdori eklipsin e hënës në 29 Shkurt 1504 në avantazhin e tij gjatë udhëtimit në perëndim të Indisë. Marrëdhëniet e tij me popullsinë indigjene në Jamaica u prishën dhe këto të fundit refuzuan ta ndihmojnë me ushqim. Kështu Kolombus u tha se Zoti do t’i ndëshkojë ata për mungesën e bashkëpunimit duke e bërë Hënën e kuqe. Indigjenët e quajtën një mrekulli 29 Shkurtin dhe qetësuan gjakrat./BBC

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV