ARRSH njofton punime në autostradën Tiranë-Durrës/ Ja si devijohet trafiku për 25 ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur se duke nisur nga dita e mërkurë, 19 tetor, për 25 ditë me radhë, do të kryhen punime në aksin rrugor Tiranë – Durrës.

Punimet do të kryhen nga Ura e Dajlanit, në drejtim të Tiranës, deri në mbikalimin e Kasharit. Për këtë arsye, ARRSH njofton drejtuesit e mjeteve se njëra korsi lëvizjeje do të jetë e lirë për drejtuesit e mjeteve dhe tjetra do të jetë përkohësisht e bllokuar në një gjatësi prej 500 metra.

“Në kuadër të zbatimit të kontratës së mirëmbajtjes, nesër, më datë 19 tetor 2022 në orët e para të mëngjesit do të fillojë rehabilitimi i shtresave asfaltike të aksit rrugor Tiranë–Durrës, proces pune që sipas grafikut të hartuar do të zgjasë 25 ditë për të dyja senset e lëvizjes.

Procesi i punës do të fillojë nga Ura e Dajlanit në drejtim të Tiranës (deri në mbikalimin e Kasharit). 

Do të punohet me njërën korsi, përkohësisht të bllokuar, për një gjatësi prej 500 metra, sipas skemave të miratuara të menaxhimit të trafikut në bashkëpunim me Policinë Rrugore.

Njëra korsi lëvizjeje do të jetë e lirë për drejtuesit e mjeteve dhe tjetra do të jetë përkohësisht e bllokuar në një gjatësi prej 500m.

Me përfundimin e punës në këtë gjatësi, bllokimi do të spostohet në 500 metra të tjerë për vijimin e punës.

Me qëllim shmangien e aksidenteve, udhëzojmë drejtuesit e mjeteve, të zbatojnë sinjalistikën rrugore të vendosur në objekt.

Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe drejtuesve të mjeteve për këtë ndërhyrje që do të kryhen!”, njofton ARRSH.

 

 

 

 

 

Të fundit

Rregullorja e re e Policisë së Shtetit, nga leja vjetore te shpërblimet dhe detyrat!

Shtohen kompetencat e policisë së shtetit. Rregullorja e re e Policisë së Shtetit, tashmë botuar në Fletoren Zyrtare detajon...

Squllja sistematike e retorikës për heqjen e “Non Grata-s”

Nga Ylli Pata Propaganda frenetike e trurit të PR të Sali Berishës, nuk e hodhën në mënyrë spontane fabulën e “rënies së Non Gratës”, sikur...

Rama dhe drejtuesit politikë përqendrojnë fushatën në Itali dhe Greqi!

Nisi në orën 13:00 të mesditës dhe përfundoi në 19:55. Për 7 orë, kryeministri Edi Rama mblodhi në Pallatin e Brigadave, ministrat e qeverisë...

7 orë në Pallatin e Brigadave/ Çfarë ndodhi në takimin e Ramës me ministrat

Takimi informal dyditor i Partisë Socialiste, i drejtuar nga Kryeministri Edi Rama, u mbyll në orët e mbrëmjes të së shtunës pas diskutimeve të...

Video/ Inteligjenca artificiale krijon imazhet e pazakonta, ja si koordinohet qentë

Inteligjenca Artificiale duket se tashmë nuk njeh kufij. Duke na çuar larg imagjinatës më të pabesueshme, tashmë duket se çdo gjë varet dhe krijohet prej...

Lajme të tjera

Web TV