Përmendi Kadarenë, Dua Lipa na mbushi zemrat plot me fjalimin e saj në “Booker Prize”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka qenë së fundmi e ftuar në ceremoninë e çmimeve “Booker”. Ajo ka mbajtur një fjalim në “Booker Prize 2022”.

Dua theksoi se leximet dhe shkrimet cilësore i bëjnë njerëzit që të ndihen akoma edhe më mirë.

Jo vetëm kaq por këngëtarja u sigurua që edhe të përmendë shkrimtarin e njohur shqiptar, Ismail Kadare.

Ajo u ndal te librin i tij “Kështjella”, transmeton Telegrafi.

“Është një nder i madh të jesh në mesin e disa prej mendjeve letrare më të mëdha të botës për të folur për një nga kënaqësitë më të thella në botë: leximin e një libri”, nisi Lipa.

“Leximi është një pasion që ka marrë shumë forma për mua. Ashtu si shumë fëmijë të tjerë të shkollës londineze, obsesionet e mia të hershme përfshinin Roald Dahl dhe Malorie Blackman, të cilët të dy më dhanë perla të vogla urtësie që më udhëheqin edhe sot”, vijoi ajo.

Këngëtarja shtoi se shkrimet e Kadaresë e kanë ndihmuar artisten që “të lidhej me trashëgiminë dhe identitetin e familjes sime si shqiptarë të Kosovës”.

“Mësova për frymën e rezistencës shqiptare, po atë vendosmëri kokëfortë që i mban kosovarët të luftojnë për njohjen ndërkombëtare për pavarësinë tonë sot”, tha Dua.

“Ne të gjithë duam vetëm të duam dhe të na duan dhe të gjejmë vendin tonë në botë, dhe autorët me të vërtetë na ndihmojnë ta bëjmë këtë”, përfundoi ajo.

Të fundit

Sistemi TIMS: Daniel Shima s’është larguar nga Shqipëria

Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), është denoncuar ditën e sotme i...

Vijojnë sulmet ruse në Ukranë, 3 viktima dhe 34 të plagosur

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 34 të tjerë janë plagosur nga sulmet ajrore ruse të kryera në mbarë Ukrainën gjatë 24...

A ka ardhur fundi i gjigantit Bayern?

Bayern, dikur një prej klubeve më të lakmuara në Evropë, duket se po përjeton një rënie të dukshme në tërheqjen e talenteve të mëdhenj...

U plagos pas një konflikti për motive të dobëta, 28-vjeçari në gjendje kritike për jetën

I plagosuri me armë zjarri pasditen e sotme në Hamallaj të Durrësit është në gjendje kritike për jetën. 28-vjeçari Liridon Rata u plagos me...

Droni rus rrëzohet në Poloni, reagon ministria e jashtme: U shkel hapësira jonë ajrore

Një dron rus është rrëzuar gjatë natës në Poloninë lindore, duke shkaktuar reagim të fortë nga autoritetet e vendit. Sipas mediave vendase, objekti i paidentifikuar...

Lajme të tjera

Web TV