Estonia shpall Rusinë “regjim terrorist”: Moska, kërcënimi më i madh ndaj paqes në Evropë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ligjvënësit në Estoni kanë shpallur Rusinë “regjim terrorist” për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.

Ky vendim po ashtu ka të bëjë me veprimet që Rusia ka marrë që nga nisja e pushtimit në fund të shkurtit, përfshirë aneksimin e paligjshëm të katër rajoneve ukrainase, dhe kërcënimeve të maskuara të presidentit rus, Vladimir Putin, lidhur me mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore.

Deputetët e Parlamentit estonez votuan me 88 vota për, asnjë kundër dhe tri abstenime për deklaratën, në të cilën thuhet se shteti “nuk do të njohë kurrë shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës përmes agresionit dhe referendumeve të rreme”.

“Parlamenti shpall Rusinë regjim terrorist dhe Federatën Ruse shtet që mbështet terrorizimin, veprimet e së cilës duhet të kundërshtohen. Parlamenti i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të miratojë deklarata të ngjashme”, u tha në njoftim.

 

“Regjimi i Putinit, me kërcënimet për sulm bërthamor, e ka shndërruar Rusinë në kërcënimin më të madh ndaj paqes në Evropë, por edhe në mbarë botën”, u shtua në njoftim.

 

Në deklaratën e miratuar po ashtu u shpallën organizata terroriste separatistët e mbështetur nga Rusia në rajonet lindore ukrainase të Donjeckut dhe Luhanskut, por edhe grupin e mercenarëve Vagner, që po ashtu operon në Ukrainë.

Ligjvënësit në Estoni po ashtu kanë mbështetur idenë që Rusisë t’i largohet statusi i anëtares së përhershme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dhe po ashtu i kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian që të vendosë më shumë sanksione ndaj Rusisë dhe aleates së saj Bjellorusisë, lidhur me luftën e Moskës kundër Ukrainës.

Më herët gjatë gushtit, Letonia e cilësoi Rusinë si shtet që mbështet terrorizmin, duke përmendur si arsye pushimin e paprovokuar të Moskës dhe aktivitetet e saj ushtarake në Siri, si dhe disa raste të helmimeve të kritikëve të Kremlinit. Ky i fundit mohon se qëndron pas helmimeve./REL

Të fundit

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Reagon Luiz Ejlli: Fëmijët po mbyten në dhunë!

Këngëtari Luiz Ejlli ka reaguar në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit, Erald Xhejo. Ejlli përmes një instastory shprehet se...

Zjarret shkrumbuan pyjet, vetëm “detyrim paraqitje” për 4 piromanët e Beratit

Katër shtetasit e arrestuar dy ditë më parë, të dyshuar për zjarrvënie në zona të ndryshme në Berat, kanë dalë ketë të premte para...

“Lamtumirë, ylli ynë i ndritur Erald”/ Shkolla ku studionte 14-vjeçar homazhe për djalin

Shkolla, ku studionte Eraldi, që humbi jetën një ditë më parë gjatë sherrit me bashkëmoshatarin e tij, ka bërë një reagim prekës në rrjetet...

Porsche dhe çanta luksoze: surpriza e Ronaldos për Georginën pas fejesës

Cristiano Ronaldo besohet se e ka festuar fejesën e tij me të dashurën e tij prej shumë kohësh, Georgina Rodriguez, duke i dhuruar dhurata...

Putin, paradë force makinash të blinduara drejt Alaskës

Presidenti rus Vladimir Putin ka udhëtuar sot nga Moska për në Bregun e Paqësorit me një limuzinë të blinduar përpara samitit të tij të...

Lajme të tjera

Web TV