Veliaj si Balluku, këshillon fëmijët të kursejnë ujin: Ndërgjegjësoni edhe prindërit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas Belinda Ballukut, ka qenë radha e Erion Veliajt, që me anë të aktiviteteve të ndryshme, të ndërgjegjësojë fëmijët, lidhur me kursimin e ujit apo edhe energjisë.

Nevoja për ta ruajtur dhe kursyer ujin ishte tema e aktivitetit “Qyteza e Ujit”, e zhvilluar me fëmijë dhe të rinj në Parkun Olimpik të Tiranës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e shfrytëzoi këtë takim për të bërë apel për rëndësinë e kursimit të ujit, sidomos në një kohë të vështirë si kjo, ku lufta në Ukrainë dhe agresioni rus atje, kanë sjellë rritjen e çmimit të energjisë dhe shumë produkteve të tjera.

“Të rriturit, por jam i sigurt se edhe të vegjlit, e kanë parë që po zhvillohet një luftë në Ukrainë. Prej asaj lufte, në të gjithë Europën, është rritur çmimi i energjisë; fushat e lulediellit që nuk punohen më atje, kanë rritur çmimin e vajit; fushat që prodhonin shumë grurë, tani që ka luftë, është rritur çmimi i grurit. Edhe çmimi i ujit preket sepse uji, në pjesën më të madhe pompohet me energji elektrike. Kjo është arsyeja pse kemi vendosur, si Bashki e Tiranës, që të mos e rrisim çmimin e ujit për prindërit tuaj, por të sigurohemi që bashkia e përballon vetë rritjen e kostos së energjisë elektrike dhe pompimit, që asnjë familje e qytetit të Tiranës të mos e ndiejë këtë krizë të çmimeve. Që ta përballojmë të gjithë bashkë, si një familje e madhe”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u kërkoi fëmijëve që të ndërgjegjësojnë prindërit për të kursyer ujin.

“Nëse qeveria po ndihmon duke mbajtur të pandryshuar çmimin e energjisë dhe nëse bashkia po ndihmon duke e mbajtur pa e ndryshuar çmimin e ujit, na duhet ndihma e të gjithëve, që të kursejmë energjinë dhe të ujin. Ndaj, dua shumë që secili prej jush, edhe kur është në kopësht, edhe kur është në çerdhe, edhe kur është në shkollë, në momentin që nuk e përdor ujin, në momentin që e ka lagur furçën e dhëmbëve, në momentin që e ka mbaruar dushin, në momentin që i ka larë duart, duhet menjëherë ta kursejë edhe ujin, edhe energjinë, se në qoftë se çunat e gocat e vegjël të Tiranës e bëjnë këtë, do ta bëjnë të gjithë prindërit.

Në Tiranë çdo gjë që bëjnë fëmijët dhe e bëjnë mirë, pastaj imitohet edhe nga prindërit. Ditët pa Makina i nisën fëmijët, tani edhe prindërit ecin me biçikleta; mbollën pemë fëmijët, edhe prindërit tani po mbjellin pemë. Jam i sigurt se nëse çunat e gocat e Tiranës do kursejnë ujin dhe energjinë elektrike, të gjithë prindërit do sillen si fëmijët dhe do mësojnë nga më të mirët”, u shpreh Veliaj.

Lexo edhe :  Malltezi: Rama i bëri thirrje SPAK-ut të hetonte Berishën

Aktiviteti “Qyteza e Ujit” u zhvillua në kuadër të projektit “CrossWater Interreg IPA-CBC Italy, Albania, Montenegro” për ndërgjegjësimin dhe kursimin e ujit.

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV