Dronë nga Irani për sulmet në Ukrainë/ Yuri Kim: Rusia ka shkelur rezolutën e KS të OKB

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka ndarë deklaratën e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, ku thuhet se ka prova që Rusia ka marrë dronë nga Irani.

“Sot, Shtetet e Bashkuara iu bashkuan Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës në ngritjen e çështjes së transferimit të UAV-ve nga Irani në Rusi në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku anëtarët e Këshillit morën informime ekspertësh nga Sekretariati i OKB-së mbi raportet e transferimit të këtyre armëve të rrezikshme.. Ne shprehëm shqetësimet tona të rënda për blerjen nga Rusia të këtyre UAV-ve nga Irani në kundërshtim me rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ndërsa Irani vazhdon të gënjejë dhe të mohojë ofrimin e armëve Rusisë për përdorim në Ukrainë, ne jemi të përkushtuar të punojmë me aleatët dhe partnerët për të parandaluar transferimin e armëve të rrezikshme në Rusi. Ne nuk do të hezitojmë të përdorim sanksionet tona dhe mjete të tjera të përshtatshme për të gjithë të përfshirët në këto transferime. Ne gjithashtu do të vazhdojmë të shtojmë ndihmën e paprecedentë të sigurisë për Ukrainën, duke përfshirë aftësitë e mbrojtjes ajrore, në mënyrë që Ukraina të mund të mbrohet nga këto armë”, ka theksuar DASH.

Të fundit

Policia nuk njeh Leonardo DiCaprion në Ibiza

Aktori amerikan Leonardo DiCaprio u përball me një moment të sikletshëm në Ibiza teksa policia nuk e njohu dhe...

Ministria e Mbrojtjes thirrje banorëve: Evakuohuni!

Prej ditësh Shqipëria po përballet me një situatë të pazakontë të zjarreve. Sipas raportimeve të fundit, 37 vatra zjarri janë aktive ku situata në...

Takimi i Alaskës, Zelensky: Putin po luan blofin

Ka përfunduar telefonata midis kreut të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump dhe liderëve të Europës. Në përfundim të saj, Kancelari gjerman, Friedreich Merz ka...

Rashford rrëfen emocionet e para te Barça: Sfida ime e madhe

Marcus Rashford (27 vjeç) dëshiron të përfitojë sa më shumë nga huazimi te Barcelona për ta rilindur karrierën e tij, pas disa viteve të...

Shtëpia e Bardhë kërcënon të pastrehët me burgim

Me urdhër të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, trupat e Gardës Kombëtare kanë zënë pozicione në Uashington. Sipas Pentagonit, Trump ka mobilizuar gjithsej rreth...

Lajme të tjera

Web TV