Sot 30 vite nga krijimi i Gjykatës Kushtetuese, Begaj: Është kurora e demokracisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Bajram Begaj po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “Roli i Gjykatave Kushtetuese në Demokracitë e Reja”, organizuar me rastin e 30-vjetorit të themelimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij ai të shprehur se Gjykata Kushtetuese është një gur themeli për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Ai tha se ajo që mbetet thelbësore është transparenca, për të ruajtur besimin e publikut te Gjykata Kushtetuese dhe për të siguruar një qasje të lehtë dhe cilësore të qytetarëve në drejtësi.

Në vijim mesazhet kryesore nga fjala e Presidentit Begaj:

“Gjykata Kushtetuese është një gur themeli për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Që nga 1992, Gjykata Kushtetuese është konfirmuar si një institucion i balancuar dhe i vendosur në rrugëtimin drejt standardeve më të mira.

Ndryshimet ligjore në këto 30 vite e kanë vënë Gjykatën Kushtetuese para sfidave të ndryshme, duke prekur aspekte të organizimit, kompetencave dhe funksionimit normal.

Reforma në drejtësi, e mbështetur fuqimisht nga partnerët tanë evropianë dhe amerikanë, ka sjellë zhvillime pozitive për Gjykatën Kushtetuese dhe aksesin në drejtësinë kushtetuese.

Transparenca mbetet thelbësore për të ruajtur besimin e publikut te Gjykata Kushtetuese dhe për të siguruar një qasje të lehtë dhe cilësore të qytetarëve në drejtësi.

Pavarësimi dhe paanshmëria kërkojnë mbështetjen e duhur financiare dhe autonomi buxhetore, për të mundësuar funksionalitet, aftësi vetë-rregulluese dhe për të mos lejuar asnjë cenim, nga asnjë degë e pushtetit.

Gjykata Kushtetuese është kurora e demokracisë dhe rojtar e paqes sociale. Jam i bindur tek profesionalizmi juaj për të qenë mbrojtës të paanshëm të individit dhe garant të rendit kushtetuese. Suksese në punën tuaj”, u shpreh Begaj.

Të fundit

Berisha: Papë i ri u zgjodh një Donald Trump në Vatikan

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte në mbrëmje në Shkodër, në takimin përmbyllës të fushatës, nga ku u...

Diferenca PS-PD shfaqet qartë me dy mitingjet krahasuese, demokratët dështuan

Teksa na ndajnë 3 ditë nga zgjedhjet e 11 majit, partitë politike janë duke zhvilluar takimet e fundit përmbyllëse në 12 qarqet e vendit. Ditën...

Krimet e Ballit që nuk harrohen/ 81 vjet nga vrasja e pabesë e Thoma Kalefit

Nga ARTUR  AJAZI Në 9 maj mbushen plot 81 vjet nga pushkatimi i të riut komunist, nënshtetasit amerikan që dha jetën për çlirimin e Shqipërisë,...

Del në ballkonin e Kapelës Sistine, ja kush është kreu i ri i Kishës Katolike

Robert Prevost është zyrtarisht kreu i Kishës Katolike. Ai doli në ballkonin e Kapelës Sistine, duke njoftuar kështu se është zgjedhur si pasues i Papa...

“PS synon mbi 80 mandate më 11 maj”, Rama: Vlonjatë, dilni në votime!

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të enjte takimin përmbyllës elektoral në Vlorë, ku në hapje të fjalës së tij theksoi se Partia Socialiste synon...

Lajme të tjera

Web TV