Sherr në emision për dosjen e Metës/ Noka ‘përplaset’ me Vangjelin: Sula skllave e Ramës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e sotme, analisti Lorenc Vangjeli dhe deputeti Flamur Noka, kanë qenë të ftuar në emisionin “Kontrast” në Report TV, për të folur lidhur me çështjen e dosjes së Ilir Metës dhe sjelljes së Autoritetet të dosjeve dhe kryetares së saj.

Kjo temë e nxehtë e aktualitetit politik, ka përplasur mendimet e ndryshme të Nokës dhe Ngjelës.

Noka akuzoi drejtuesen e Autoritetit të Dosjeve si skllave të Ramës, ndërsa Vangjeli tha se ajo është një shërbëtore ekselente e qytetarit.

Pjesë nga debati:

Noka: Përrallat me spiunë nuk i ha më njeri. Nuk ka gjë më kriminale dhe të turpshme se të marrësh dhe të arrish dhe të bëhesh skllave i përversiteteve të Ramës dhe regjimit dhe të sajosh dosje për Presidentin e Republikës i kalon kujfitë e kriminales, është e neveritshme. Po pse e bën Rama këtë? Sepse ai ka bërë gjithçka për të asgjësuar shqiptarizmën në këtë vend. Dhe do t’i kthehet gjithçka kundër. I rikthehet gjërave të tilla. Asgjë nuk e ndalon nga humbja. Para zgjedhjeve do të ketë zhvillime politike të rëndësishme, greva, protesta. Edi Rama mund të rrëzohet para zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme.

Vangjeli: Më lejoni t’ju them se përtej emrit të saj të përveccëm mund t’ju them se gurë, shkopinj, drurë, e gjithçka tjetër, duhet t’ia jepni të ngjashmëve tuaj. Thoni që e ka e ka bërë Rama apo Balla, por Genta Sula është një qytetare shqiptare. Është e vërtetë që vjen nga një familje e prekur nga regjimit dhe që dje dhe sot për hir të ëndrrës së saj, për hir të ëndrrës së saj dhe ambicies së saj pozitive për të shërbyer, është një zonjë që është administratore njëlloj si të ishte qytetare gjermane që punonte në një institucion në Berlin dhe burokrate njëlloj sikur të punonte në një institucion të ngjashëm në Skandinavi. Është një shërbëtore publike ekselente.

Lexo edhe :  Shqipëria po braktiset edhe nga të huajt

Noka: Burrin e ka biznesmen, për interesa ekonomike të burrit të saj lejoi keqpërdorimin dhe u bë skllave e regjimit duke fabrikuar dosjen.

Të fundit

Grabisnin hotele e shtëpi në Greqi, arrestohen 4 shqiptarë

Katër shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë greke të dyshuar si autorë të një sërë vjedhjesh në zona...

Berisha: Zgjedhjet nuk i njoh, por mandatet do i marrim

Sali Berisha nuk e njeh rezultatin e 11 majit, por pak ditë nga nisja e legjislaturës parlamentare, ai nuk e ka më në tryezë...

New York Times: Shqipëria, nga një shtet i izoluar, në destinacionin më të ri të Europës

Prestigjiozja amerikane New York Times i ka kushtuar një artikull Shqipërisë turistike, ku veçon plazhet e pastra, historinë dhe zonat muzeale të mbrojtura nga...

Erion Braçe ndan pamjet: Dikush po përndjek një mjeke, ku është policia?

Deputeti socialist Erion Braçe ka denoncuar publikisht një rast përndjekjeje ndaj një mjekeje dhe pacientëve të saj në Tiranë. Përmes një videoje të ndarë në...

Meta provon sërish në Apel: Nuk intimidoj dëshmitarë

Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka ritrokitur në Apelin e Posaçme me një kërkesë për lirim nga burgu, ku qëndron prej tetorit të vitit...

Lajme të tjera

Web TV