“Katarsis” në PS/ Paralajmëron Rama, ja kush ikën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edi Rama paralajmëron “katarsis” në Partinë Socislite . Në prani të 1500 delegatëve në Kongresin e Partisë Socialiste kreu i saj paralajmëroi pastrim të brendshëm në radhët e PS. Ai ishte i qartë për të gjithë të zgjedhurit në PS, kur tha se kush nuk ka më energji për të bërë më shumë kilometra duhet të hapë krahun.

“Kush këtu ka mbështetjen e socialistëve  që nuk e ka kuptuar se çfarë kërkohet dhe nuk ka energji për të bërë më shumë kilometra duhet të hapë krahun. Duhet të hapë krahun kush se ka kuptuar që PS nuk është pronë e asnjë shefi, nga kryetarët e organizatave e deri te shefat në Tiranë. Akoma sot në 2020 kemi gardhe dhe mure për të kapërcyer për njerëzit që duan të na bashkohen pa fund. Kemi kryetarë organizatash, deputetë që jo vetëm nuk arrijnë ti shtyjnë këto gardhe dhe mure por i justifikojnë këto gardhe e mure. Ju doli keq ju që e latë partinë në dorën time?”-tha Rama

Ndërsa në lidhje me rolin e grave në vendimmarrje,  kreu i qeverisë theksoi domosdoshmërinë që çdo organizatë e PS të ketë një bashkëkryetare grua.

“ Kulmi, akoma nuk kemi bashkëkryetare gra në organizatat e PS. Po e latë në dorë të Kryesisë së PS, deputetëve dhe shefave nuk do bëhet kurrë. Refuzoni çdo kryetar organizate që nuk pranon një gjë të tillë, refuzojeni, shkatërrojeni fare. Nëse ka mundësi reale që të shtojmë forcën tonë elektorale janë gratë. Vetëm gratë. Nëse ka një arsye madhore për të qenë krenar për PS që nuk do të mund dot ta zëvendësojë askush në këtë pikë është fakti që falë kësaj partie jemi ndër 5 vendet e para të botës që pranojmë barazinë në qeverisje. Ka shumë analistë por dhe brenda nesh që thonë se gratë në qeveri i kemi me profil të ulët, janë teknike dhe ne na duhen politike. Kjo është mënyra e gabuar për të parë se për çfarë janë ministrat dhe çfarë duhet të bëjnë ministrat. Puna e grave në qeveri është një punë që garanton siguri për të gjithë punët që duam të bëjmë si qeveri”-delaroi Rama

Lexo edhe :  Mazhoranca i merr opozitës 'Integrimin', kompenson PD-në me 'Të Drejtat e Njeriut'

 

 

Të fundit

Horoskopi ditor, 4 Shtator 2025

Dashi Me Venusin ne krah gjate kësaj dite, gjithçka do shkoje me se miri sot ne jetën tuaj ne çift....

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi i veçantë do të zhvillohet...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Lajme të tjera

Web TV